LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq zbulon një detaj nga takimet me Thaçin: Daçiqi e Kuçi ishin afër përleshjes fizike në Bruksel

Vuçiq zbulon një detaj nga takimet me Thaçin: Daçiqi e Kuçi ishin afër përleshjes fizike në Bruksel

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste në një televizion serb, ka folur për ecurinë e deritashme të dialogut me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel dhe për vizitën e presidentit ris Vladimir Putin, i cili do të qëndrojë në kryeqytetin serb më 17 janar.

Lidhur me takimet e deritashme në Bruksel me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka zbuluar se ata flasin mes vete në gjuhën angleze dhe ka lavdëruar Thaçin se e ka përmirësuar anglishten e tij.


“Anglishtja e tij është përmirësuar dukshëm, kurse serbishten e shfrytëzojmë kur konfrontohemi, kur hasim në probleme”, tha Vuçiq në TV “Pink”, përcjell Telegrafi.

Ai gjithashtu ka zbuluar një detaj, duke thënë se krahas konflikteve verbale që kishin në Bruksel me delegacionin kosovar, në një rast ka mundur të vijë edhe deri te përleshja fizike, në të cilën janë përfshirë Ivica Daçiq dhe ministri i atëhershëm kosovar i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

“Në këtë rast më është dashur të intervenojë dhe të përfshihem edhe vet. Por, gjithçka ka përfunduar shpejt”, tha Vuçiq, duke shtuar se në Bruksel nuk guxon të vijë deri te përleshjet fizike,  “aty është vendi ku duhet të vijë deri te konfrontimi i ideve, vizionit dhe të ardhmes”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori