LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq tregon me emër pjesëtarin e policisë serbe që ka plaçkitur shqiptarët gjatë luftës në Kosovë

Vuçiq tregon me emër pjesëtarin e policisë serbe që ka plaçkitur shqiptarët gjatë luftës në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pasi një  ditë më parë koloneli i pensionuar i policisë serbe, Slavko Nikiq, e ka akuzuar atë për tradhti. Vuçiq ka thënë se ishte pikërisht Nikiq ai që ka grabitur shqiptarët në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë.

Vuçiq tha për mediat serbe se ekzistojnë dokumente zyrtare, të cilat vërtetojnë se më 1 prill 1999, në pikën e kontrollit “Jargova cesma”, në rrugën kryesore Mitrovicë-Ribariç-Rozhajë, Nikiq me gjashtë persona të paidentifikuar, të veshur me uniforma të maskuara dhe të armatosur me pushkë automatike, kanë ndaluar automjetet dhe i kanë plaçkitur udhëtarët [civilët shqiptarë të përndjekur nga forcat serbe], transmton Telegrafi.

Presidenti serb shtoi se Nikiq i ka ndaluar njerëzit, ndër ta edhe një major të ish-ushtrisë jugosllave, komandant i brigadës nga Novi Pazari, “dhe civilët shqiptarë nuk i ka lejuar të shkonin në Malin e Zi, por i ktheu ata dhe u plaçkiti ar, stoli, para dhe sende të tjera me vlerë”.

“Unë jam gjithmonë tradhtar për njerëz si ky [Nikiq], sepse do të mbroj pronën e njerëzve, nuk më intereson se cilit komb i përkasin. Unë kurrë nuk do t’i plaçkis”,tha Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori