LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq tha se ishte i porositur shkrimi që e lidh atë me krimin, kundërpërgjigjet New York Times

Vuçiq tha se ishte i porositur shkrimi që e lidh atë me krimin, kundërpërgjigjet New York Times

New York Times hodhi poshtë akuzat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se ishte i porositur artikulli i publikuar nga gazeta për lidhjet e klanit Veljko Belivuk me udhëheqjen shtetërore serbe.

New York Times publikoi një artikull për presidentin e Serbisë, si dhe për lidhjet e klanit kriminal të Veljko Belivuk me udhëheqjen shtetërore, që ndodhi në të njëjtën kohë me ardhjen e SNS-së dhe Vuçiqit në pushtet në vitin 2012.


Ky tekst, siç pritej, ka hasur në reagimin e ashpër të lideri serb, i cili ka thënë se është “urdhëruar dhe shkruar në Serbi”.

New York Times për presidentin serb Vuçiq: Një “shtëpi tmerri” e nëntokës - përdor bandat kriminale për të përhapur frikën
Lexo po ashtu New York Times për presidentin serb Vuçiq: Një “shtëpi tmerri” e nëntokës - përdor bandat kriminale për të përhapur frikën

Redaksia e New York Times në një përgjigje për portalin nova.rs thekson se teksti i publikuar bazohet në dhjetëra intervista, dokumente, procesverbale gjyqësore dhe punë rigoroze nga terreni i gazetarit të tyre Robert Worth.

“Artikulli i New York Times Magazine mbi gjyqin serb dhe lidhjet midis lidershipit më të lartë të vendit dhe bandave të dhunshme të drogës bazohet në dhjetëra intervista, dokumente, transkripta gjyqësore dhe raportime rigoroze në terren nga Robert Worth. Çdo insinuatë tjetër është e rreme”, u përgjigj Times.

Vuçiq për artikullin e NYT: Ka të bëjë me dialogun, CIA të sheh nëse nuk je i mirë dhe i dëgjueshëm - e kam kuptuar mesazhin
Lexo po ashtu Vuçiq për artikullin e NYT: Ka të bëjë me dialogun, CIA të sheh nëse nuk je i mirë dhe i dëgjueshëm - e kam kuptuar mesazhin

Presidenti i Serbisë së fundmi, gjatë një paraqitjeje në TV Happy, tha se teksti i lartpërmendur ishte “porositur dhe shkruar në Beograd” dhe se ata që e lexuan nuk ishin magjepsur.

“E di që teksti në “New York Times” është porositur, e kanë bërë nga këtu. E kuptova mesazhin, nuk u tremba, as nuk jam magjepsur nga gënjeshtrat që shpërndani”, tha ai në atë kohë.

Ndryshe, Vuçiq shpeshherë është parë në shoqëri të njerëzve që kanë kryer krime të rënda, por asnjëherë nuk kanë dal para drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori