LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Taksa e vendosur nga Prishtina po e shkatërron ekonominë serbe

Vuçiq: Taksa e vendosur nga Prishtina po e shkatërron ekonominë serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia është mjaft e fortë për të vazhduar ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, madje edhe pa një marrëveshje me Kosovën.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, kur është pyetur rreth sesionit të fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilën Vlora Çitaku – ambasadore e Kosovës në SHBA – e kishte quajtur “seancë koti”, ai tha se “nuk e di më atë që përfaqësuesit e Kosovës duan nga Beogradi apo bota”.


Ai tha se Prishtina vazhdimisht ndryshon deklaratat dhe mesazhet, ndryshe nga ai, i cili pretendon se “deklaratat e tij nuk ndryshojnë, sepse ai e di se për çfarë po lufton Beogradi”.

“Një ditë flasin në Uashington, një ditë tjetër në Bruksel, dhe pastaj shkojnë në Prishtinë ditën e tretë dhe thonë diçka krejtësisht ndryshe…”, ka thënë Vuçiq.

“Ne nuk e dimë se çfarë duan, çfarë duan nga ne, nga bota … Ne udhëheqim një politikë racionale, serioze dhe të përgjegjshme, një politikë paqeje dhe hapa gradualë, duke iu afruar një kompromisi. Nëse dikush këtë nuk e dëshiron, ne jemi të fortë edhe pa marrëveshje për të vazhduar ndërtimin e një të ardhme më të mirë për popullin tonë dhe qytetarët”, citohet të ketë thënë Vuçiq, duke shtuar se “Beogradi është duke pritur Prishtinën për të shfuqizuar tarifat, sipas të cilit është kusht thelbësor, për të vazhduar bisedimet” .

Siç ka thënë ai, “kjo (taksa) po e shkatërron ekonominë serbe dhe shkatërron çdo lloj krijimi të mundshëm të çdo besimi në të ardhmen”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori