LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq për pranimin e targave RKS: Shmangëm grackat dhe rreziqet e mëdha

Vuçiq për pranimin e targave RKS: Shmangëm grackat dhe rreziqet e mëdha

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se me vendimin për ta lejuar lëvizjen e lirë të automjeteve me targa të Kosovës, RKS, nëpër Serbi, qeveria e tij ka shmangur “grackat dhe rreziqet e mëdha” për vendin.

Vuçiq tha se vendimi i Qeverisë së tij, i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar, do të jetë në dobi të popullit serb dhe të Serbisë në tërësi.


“Interesi ynë është Ballkani i Hapur dhe liria e lëvizjes, e cila vlen edhe për automjetet. Mendoj se nga ky vendim do të përfitojnë populli serb dhe Serbia në tërësi. Me këtë dhe disa gjëra të tjera kemi shmangur grackat dhe rreziqet e mëdha për Serbisë”, tha Vuçiq më 30 dhjetor për TV Prva.

Më 25 dhjetor, Qeveria e Serbisë njoftoi se mori vendim për t’ua mundësuar lëvizjen e lirë të gjitha automjeteve nga Kosova në territorin e Serbisë nga muaji i ardhshëm.

Nuk është e qartë nëse targat e veturave nuk do të mbulohen më me letra ngjitëse kur ta kalojnë kufirin – siç ndodh aktualisht.

Për një gjë të tillë, Serbia ishte pajtuar me marrëveshjen e vitit 2011, të arritur mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në fillim të kësaj jave, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se vendimi i Qeverisë serbe për targat RKS ishte tregues se “të gjitha destabilizimet” që i ka bërë Serbia në lidhje me to ndër vite kanë qenë “të palogjikshme dhe të panevojshme”.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori