LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq për “Der Standard”: Nuk do ta njohim Kosovën në kufijtë ekzistues

Vuçiq për “Der Standard”: Nuk do ta njohim Kosovën në kufijtë ekzistues

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste dhënë të përditshmes austriake “Der Standard” ka folur për mundësitë që Serbia ta njoh Kosovën në kufijtë e saj aktual.

Ai ka pranuar se ekzistojnë shumë pak gjasa që Beogradi ta njoh Kosovën, edhe pse pranon se ka dëgjuar nga zyrtarët e SHBA-së që BE-ja ka ndryshuar qëndrim dhe se do të kërkoj nga Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës, transmeton Telegrafi.


Ndërkaq i pyetur nëse Serbia ndonjëherë do ta njoh Kosovën si një vend anëtar me të drejta të barabarta në rrafshin ndërkombëtar, Vuçiq është përgjigjur duke thënë se është një pyetje e vështirë për serbët.

Në anën tjetër kur është pyetur nëse do të vjen deri të njohja e Kosovës nga ana e Beogradit zyrtar në kufijtë ekzistues, Vuçiq është përgjigjur shkurt: “Mund të ju them se e përjashtoj një gjë të tillë në formë absolute “.

Presidenti i Serbisë ka folur edhe për vazhdimin e dialogut, si kusht për këtë duhet të jetë sipas tij heqja e taksës prej 100 për qind për mallrat nga ky vend.

Më poshtë ju sjellim një pjesë të intervistës së realizuar të presidentit serb Vuçiq me të përditshmen austriake “Standard”, transmeton Telegrafi.

Standard: Cilat janë kushtet për të rifilluar dialogu mes Kosovës dhe Serbisë?

Vuçiq: Ekziston vetëm një kusht. Ata duhet ta heqin taksën 100 për qind dhe më pas do të flasim për të gjitha gjërat. Por, kur para një dialogu tashmë thuhet: Ne nuk flasim për territore, ne nuk diskutojmë për një status të autonomisë për veriun, atëherë pse duhet tek e fundit të bisedojmë? Në këto rrethana nuk ka kushte për dialog.

Standard: Albin Kurti, kryeministri i mundshëm i Kosovës, ka paralajmëruar largimin e taksës, por ai dëshiron që Serbia të pranojë tabelat e veturave të Kosovës. A mund ta realizoni një gjë të tillë?

Vuçiq: Kurti nuk po i lexon fare marrëveshjet e arritura. Tashmë ekziston një marrëveshje për tabelat e veturave, e cila thotë se këto vetura duhet të kenë një etiketë në tabelë dhe anasjelltas. Kur Kurti të dëshirojë aranzhimin e një gjëje të re, atëherë do të shohim se çka mund të bëjmë. E dini se, ata kurrë nuk kanë qenë shtet dhe janë të frustruar e flasin për këtë arsye për gjëra qesharake.

Standard: A do ta njihni Kosovën ndonjëherë si shtet të barabartë në bashkësinë ndërkombëtare?

Vuçiq: Kjo për neve është pyetje e vështirë. Por, do të shohim se çka do të thonë ata dhe pse do të thonë një gjë. Natyrisht se ne duam të dëgjojmë edhe çka thotë BE-ja. Deri tani BE nuk i ka vënë kushte Serbisë. Por, ne kemi dëgjuar nga amerikanët se kjo mund të ketë ndryshuar, por ne duam të dëgjojmë edhe partnerët tanë evropian. Nuk mund të përjashtoj që BE të kërkojë njohjen e Kosovës, por deri tani kjo nuk ka ndodhur. Ideja e tyre ishte për një marrëveshje model sikurse që ishte marrëveshja mes dy gjermanive – pa njohje zyrtare nga Serbia. Kjo natyrisht se do të ishte më e thjeshtë për Serbinë.

Standard: Nëse do të vinte deri te njohja e Kosovës nga Serbia, a do të ndodhte kjo në kufijtë ekzistues? Apo ju po e përjashtoni një gjë të tillë?

Vuçiq: Mund të ju them se e përjashtoj një gjë të tillë në formë absolute.

Standard: A do të thotë kjo se njohja do të ndodhte vetëm atëherë kur të ndryshonin kufijtë ose kur do të ndodhte shkëmbim i territoreve?

Vuçiq: Nuk e di se çka do të ndodhë. Nuk është e sigurt se ne do ta pranojmë Kosovën ndonjëherë. Nuk mendoj se kjo do të ndodhë. Por, nuk mund t’i mbyllin dyert për dialogun. Të dyja palët duhet të humbin, në mënyrë që të ketë një situatë ku të dyja do të fitojnë. Nuk mund të ndodh që ata të marrin të gjitha, njohjen, territoret tona dhe njerëzit tanë. Çka fitojmë ne? Ndonjë anëtarësim në BE pas 10 vitesh? Dhe, kush na garanton neve këtë? A do të jetë ndonjë garancion sikurse që mori Maqedonia e Veriut, të cilëve u është premtuar fillimi i negociatave për anëtarësim?

Standard: Së fundmi në zgjedhjet në Kosovë kishte një ndërrim të gjeneratave. A do të ndikojë kjo në dialog?

Vuçiq: Kam frikë se kjo mund të ndodhë. Në ditët e fundit kishte deklarata tri herë më të egra se sa ato të Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori