LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq “pastron” kuadrot pro-ruse: Daçiq dhe Vulin pritet të mos jenë pjesë e Qeverisë së re

Vuçiq “pastron” kuadrot pro-ruse: Daçiq dhe Vulin pritet të mos jenë pjesë e Qeverisë së re

Me sa duket, Partia Progresive Serbe do të formojë Qeverinë e re të Serbisë, por në të mund të mos ketë vend për ministrin aktual të Policisë, Aleksandar Vulin dhe kryetarin e Kuvendit dhe liderin e SPS-së, Ivica Daçiq.

Siç merr vesh gazeta beogradase, nova, partnerët perëndimorë kërkojnë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që ta “pastrojë” qeverinë nga kuadrot pro-ruse dhe shteti të marrë një kurs të qartë të politikës së jashtme në raport me Rusinë.


Sipas “novas”, zgjedhjet për kreun e SNS-së dhe presidentin serb kanë qenë gjithmonë një justifikim për të mos mbajtur një qëndrim të qartë për pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

Edhe pse shumëkujt mund t’i jetë dukur se Serbia ishte relativisht e suksesshme në balancimin e politikës së saj të jashtme, muaji i mjaltit ka përfunduar.

Gjegjësisht, burimet e gazetës pohojnë se pas zgjedhjeve kanë ardhur kërkesa të shumta që Vuçiq të marrë një vendim të qartë.

Siç mëson mediumi serb, partnerët perëndimorë rekomanduan që në Serbi të krijohet një shumicë e re parlamentare sa më shpejt që të jetë e mundur, duke pasur parasysh se Partia Progresive Serbe ka mundësi ta bëjë këtë me mbështetjen e partive minoritare.

Kreu i Progresistëve, Aleksandar Vuçiq, kërkohet të përcaktojë qartë Serbinë sipas situatës në Ukrainë dhe të harmonizohet me sanksionet që Bashkimi Evropian vendosi ndaj Rusisë. Në të njëjtën kohë, kërkesa është që “lojtarët rusë” të hiqen nga lart. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli gjen tre trupa të pajetë të pengjeve që i kishte rrëmbyer Hamasi

Izraeli gjen tre trupa të pajetë të pengjeve që i kishte rrëmbyer Hamasi

Azia
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Ukrainasit sulmojnë edhe një terminal rus të naftës

Ukrainasit sulmojnë edhe një terminal rus të naftës

Evropa
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori