LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq kërkoi nga NATO të mos zvogëlojë praninë në Kosovë

Vuçiq kërkoi nga NATO të mos zvogëlojë praninë në Kosovë

Në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kërkoi që forcat ushtarake të Aleancës Veriatlantike të mbeten në Kosovë.

“E luta atë që, NATO  jo vetëm të mos i largojnë forcat, por të vazhdojnë praninë në numër të pa zvogëluar në Kosovë”, tha Vuçiç në një konferencë të përbashkët për shtyp me Stoletenbergun, pas pjesëmarrjes në një takim të Këshillit të NATO-s në Bruksel, raporton Tanjugu, përcjell Telegrafi.

Vuçiq tha se gjatë bisedimeve në selinë e NATO-s foli për vendimin e Serbisë që të qëndrojë ushtarakisht neutrale, por që të zhvillojë bashkëpunimin me NATO-n, për shkak se nga kjo mund të përfitojnë të dyja palët.

“E falënderova Stoltenbergun dhe shtetet anëtare të NATO-s, për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, para se gjithash trupat e KFOR-it. Roli i NATO-s për të siguruar mbrojtjen dhe sigurinë e kombit tonë, por edhe për objektet e kultit, është i një rëndësie të veçantë”, tha Vuçiq.

Ai tha se iu përgjigj pyetjeve të përfaqësuesve të të gjitha vendeve të NATO-s dhe tha se nuk e kishte të lehtë, por u tha gazetarëve se “luftoi dhe mbrojti interesat e Serbisë në një mënyrë të mirë”.

“Unë mendoj se sot e kemi përfaqësuar me sukses vendin këtu. Kemi folur të vërtetën, folëm edhe për dialogun me Prishtinën, gjendjen në BeH …”, ka thënë Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori