LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq flet për marrëveshje paqësore me Kosovën: Koha e vdekjeve ka kaluar

Vuçiq flet për marrëveshje paqësore me Kosovën: Koha e vdekjeve ka kaluar

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do t’i mbrojë interesat kombëtare dhe shtetërore të Serbisë më shumë dhe më fuqishëm  sesa ata që i mbajnë ligjërata për këtë.

Vuçiq ka potencuar se është e domosdoshme që serbët ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre historike, duke thënë se fakti që nuk iu kundërvihet shqiptarëve dhe të tjerëve nuk iu kundërvihet me fjalë të forta, “kjo nuk paraqet dobësinë tonë [serbëve]”.

“Kjo nuk do të thotë se ne do t’i japim dikujt diçka nga interesat tona kombëtare. Të gjithë ata që tash rrahin gjoks, ose i kanë dhënë tashmë të gjitha, ose do t’ua jepnin të  tjerëve atë që është e jona”, tha Vuçiq.


“Mos u merakosni, unë do të përkujdesem për popullin tonë në Kosovë, por nuk do të premtoj gjithçka, sepse të tjerët kanë premtuar dhe kaherë i kanë humbur të gjitha. Do t’i mbrojmë njerëzit tanë, por le të mendojmë për jetën”, tha ai

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq në bisedë me qytetarët në Varvarin, në afërsi të Veliko Drenovo të Dobrica Qosiqit, autorit të trilogjisë “Koha e vdekjes”, përçoi mesazhin se dëshiron të besojë se “koha e vdekjeve ka kaluar, dhe ka ardhur koha e jetës së fëmijëve tanë”.

“Për ne, gjëja më e rëndësishme është t’i përkushtohemi të ardhmes, të mendojmë për punë. Mos u shqetësoni, siç e kam bërë në ballafaqim me Thaçin edhe më fuqishëm do të mbroj interesat e Serbisë, sesa ata që ne të mbajë leksione mua, sepse unë e dua Serbinë dhe popullin tonë”, tha ai.

Ai rikujtoi se, “në vitet ’90 derisa kemi folur luftërat, nga Serbia njerëzit janë shpërngulur dhe Serbia duhet të mbrohet me natalitet më të lartë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori