LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq për Kosovën: Duhet të zgjedhim mes gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetës së hidhur

Vuçiq për Kosovën: Duhet të zgjedhim mes gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetës së hidhur

(E plotësuar) Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paraqitur sot në Parlamentin serb një raport mbi Kosovën, ku ka thënë se ka ardhur koha që Serbia të zgjedh mes të vërtetës së hidhur dhe gënjeshtrave të ëmbla.

Para fjalimit, disa anëtarë të “Dveri” në hyrje të Parlamentit pritën presidentin me thirrjet “Tradhti-tradhti”.


Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq tha se “debati në Kosovën duhet të fillojë me përgjigjen në pyetjen e rëndësishme: Në çfarë besojmë, në një gënjeshtër apo në të vërtetën – sepse, pa këtë, ne nuk do të dimë se për çfarë jemi të aftë dhe çfarë mundemi, ku janë kufijtë e vendit tonë dhe ëndrrave tona, ashtu si edhe  realiteti ynë… Është koha për të zgjedhur në mënyrë të hapur midis gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetës së hidhur. Puna ime si president është t’u tregoj njerëzve të vërtetën, sado e pakëndshme qoftë ajo”, tha ai.

“Pa këtë ne nuk do të dinë se ku është Kosova, e ku Metohia, kush udhëheq me to, ku jemi ne serbët në ‘Kosovë dhe Metohi’”, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi.

Vuçiç poashtu ka deklaruar se Serbia nuk mund të mbështetët në drejtësinë ndërkombëtare kur dihet se në vitin 1999 është bombarduar, siç ka thënë ai, në mënyrë të paligjshme, për shkak të Kosovës.

“Pa këtë përgjigje nuk ka marrëveshje, as përgjigje nëse serbët, të cilët për shkak të Kosovës padrejtësisht janë bombarduar, mund të llogarisin në të drejtën dhe drejtësinë ndërkombëtare”, tha presidenti serb.

Presidenti Vuçiq, duke folur për zgjidhjen e problemit të Kosovës, tha se ekzistojnë dy skenarë.

“Janë dy skenarë të ndryshëm për Kosovën, ku njëri është normalizimi i marrëdhënieve me shqiptarët, ndërsa tjetri është konflikti i ngrirë, i ndërprerë kohë pas kohe me përleshje dhe i cili do të ishte katastrofal dhe assesi nuk do të ishte i përshtatshëm për ne”, ka theksuar ai.

Më pas Vuçiqi ka folur edhe për rezolutën 1244 të OKB-s për Kosovën.

“Në rezolutën 1244, ka edhe gjëra të mira, edhe të këqija për ne. Gjërat e këqija nuk i kemi shikuar. Njerëzit nuk e dinë se në rezolutë shkruan se serbët kanë kryer terror në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Në seancën e parlamenit po marrin pjesë edhe kryeministrja Ana Brnabiq, ministrat e Qeverisë së Serbisë, si dhe drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq.

Anëtarët e shumicës qeverisëse dhe disa anëtarë të opozitës morën pjesë në punën e seancës, ndërsa pjesa e opozitës që normalisht bojkoton punën e parlamentit nuk ishte e pranishme as në këtë seancë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori