LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq e Osmani në të njëjtin rresht në Mal të Zi, Vela citon diplomatin evropian: Hapi i parë i Serbisë në zbatimin e artikullit 4

Vuçiq e Osmani në të njëjtin rresht në Mal të Zi, Vela citon diplomatin evropian: Hapi i parë i Serbisë në zbatimin e artikullit 4

Rreth 200 personalitete morën pjesë në inaugurimin, gjegjësisht në ceremoninë e betimit, që zhvillohet në Parlamentin e Malit të Zi, duke përfshirë zyrtarë nga vendet fqinje, ambasadorë dhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës [SHBA], Gabriel Escobar.

Në mesin e tyre ishin presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ndërkaq nga Presidenca e Bosnjë e Hercegovinës të pranishëm do të jenë Zhelko Cvijanoviq dhe Zhelko Komshiq.


Mysafirët zunë vendin në rreshtin e parë gjatë inaugurimit të Milatoviqit dhe kjo pamja ku janë edhe Osmani edhe Vuçiqi nuk mbeti pa tërhequr vëmendje.

Shefi i kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, i cili citoi një diplomat evropian, pa ia zbuluar emrin, se ka thënë që kjo përbën hapin e parë për Serbinë në respektimin e artikullit 4 të marrëveshjes së fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Një diplomat i BE-së vuri në dukje me cinizëm se pjesëmarrja e Vuçiqit së bashku me Presidenten Osmani në inaugurimin e Presidentit të ri të Malit të Zi përfaqëson hapin e parë të Serbisë në zbatimin e artikullit 4 të marrëveshjes me Kosovën për përfaqësim të veçantë në arenën ndërkombëtare. Mbase ai ka të drejtë”, ka shkruar Vela në Twitter.

Neni 4 i marrëveshjes së arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë thotë:

“Palët vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga të dyja nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”./Telegrafi/