LAJMI I FUNDIT:

Vritet zëvendëskomandanti i policisë së Louisianas

Vritet zëvendëskomandanti i policisë së Louisianas

Një zëvendëskomandant dhe një burrë u vranë ndërsa një grua u plagos rëndë gjatë të shtënave me armë zjarri në Louisiana.

Zëvendës Marshalli i Ville Platte, Barry Giglio, vdiq në vendngjarje pas disa të shtënave në drejtim të tij.


Giglio u qëllua teksa ndihmonte anëtarët e Zyrës së Sherifit të Famullisë Evangeline të kryenin një urdhër kontrolli në një shtëpi ku dyshohej se kishte drogë, njoftoi Policia e Shtetit të Louisianas.

Një burrë dhe një grua gjithashtu u plagosën me armë zjarri ndërsa u dërguan në spital, por burri nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë, raporton foxnews.

Një person u arrestua, por autoritetet nuk zbuluan emrat e të dyshuarit dhe viktimave të tjera apo detaje të tjera rreth të shtënave.

“Kjo tragjedi është një tjetër kujtesë e sakrificave që burrat dhe gratë në zbatimin e ligjit bëjnë çdo ditë kur veshin uniformën, duke mos ditur nëse do të kthehen në shtëpi te familjet e tyre në fund të çdo dite”, tha kryetari i bashkisë Platte, Ryan Leday Williams. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori