Vritet vrasësi serik famëkeq i Brazilit – ishte dënuar për mbi 100 vrasje për të cilat kaloi 42 vjet në burg

Një vrasës serik famëkeq, i cili pretendoi se vrau mbi 100 njerëz është qëlluar për vdekje.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “Pedrinho Matador” u qëllua për vdekje ndërsa ishte jashtë rezidencës së një anëtari të familjes në Brazil.
Siç thuhet më tej, 68-vjeçari u sulmua në trotuarin në Mogi das Cruzes, që ndodhet në shtetin Sao Paulo, të dielën në mëngjes.
Policia Ushtarake njoftoi se sulmuesit janë larguar me një makinë të zezë, e cila më pas është zbuluar me municion aty pranë.
Policia beson se i dyshuari ka lënë veturën dhe është arratisur me një veturë tjetër.
Një e afërme i tha policisë se “Pedrinho Matador” ishte ulur në një karrige kur makina e zezë ndaloi dhe dy burra të armatosur dhe të maskuar dolën nga ajo.
Ajo tha se njëri i tha: “Nuk ka të bëjë me ty. Merre vajzën tënde dhe futu brenda”.
Më pas ata qëlluan “Pedrinho Matadorin” përpara se njëri t’i priste fytin me thikë kuzhine.
Pas kësaj, të dy u kthyen në makinë dhe u larguan me shpejtësi ndërsa një kalimtar i habitur thirri policinë.
Rasti është cilësuar si vrasje e rëndë nga Policia Civile, por nuk ka të arrestuar.
Pedrinho Matador, emri i plotë i të cilit është Pedro Rodrigues Filho, u burgos për 42 vjet pas arrestimit të tij fillestar në vitin 1973.
Në një intervistë të vitit 2003, ai rrëfeu se kishte vrarë më shumë se 100 njerëz, përfshirë edhe gjatë kohës së tij në burg.
Shumë prej viktimave të tij besohet se kanë qenë tregtarë droge, përdhunues dhe vrasës.
Ndër tatuazhet e tij ishte edhe një: “Unë vras për kënaqësi”.
Në vitin 2018, pas lirimit nga burgu, Pedro Rodrigues Filho krijoi një kanal në YouTube, i cili kishte 27,500 abonentë në kohën e shkrimit.
Ai ishte gjithashtu aktiv në TikTok, ku mburrej me 314,800 ndjekës dhe përdori praninë e tij në internet për të folur kundër akteve të krimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Ushtarët ukrainas arrijnë të rrëzojnë dronin rus, duke e qëlluar vetëm me pushkë automatike

Fëmijët e kreut të Wagnerit rus filmohen duke kënduar: Jemi elitë, ndërsa të tjerët kërkojnë lëmoshë dhe pastrojnë dyshemetë

Të paktën tre të plagosur pas një sulmi me thikë pranë një shkolle në Suedi

Zelensky thotë se Ukraina është gati të jetë në NATO

“Putini në panik” – zbulohen dy arsyet pse ai është i tmerruar dhe po refuzon të udhëtojë jashtë Rusisë

Vdes gruaja që qëndroi 22 vite në gjendje koma nga plagët e pësuara në një sulm në Jerusalem

Telegrafi

Tregu.Biz

Tregu.Biz

Scopic Software

theMiracle AG

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje
Më të lexuarat

Kurti tregon bisedën me Erdoganin: I shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ristuccia: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

Bugajski: Pajtohem me Kurtin, deklarata e Blinken ka qenë naive, SHBA-ja do të duhej të aplikonte masa ndaj Serbisë

Kirby: Kurti duhet të sigurohet që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat nga lokacionet alternative

Sveçla: Njëri nga serbët e arrestuar kishte luftuar në Koshare, u dekorua nga Millosheviqi

Tensionet në veri, ish-ambasadori amerikan në NATO: SHBA dhe BE të angazhohen në zmbrapsjen e përpjekjeve që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës