LAJMI I FUNDIT:

Vritet një person në Pejë

Vritet një person në Pejë

Një person është vrarë nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Gjon Gazulli” në Pejë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.


Ai ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

“Sot në orët e pasdite në ora 15:36 minuta Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Gjon Gazuli” në një lokal në qytet të Pejës. Menjëherë ka dal në vendngjarje, aty ka takuar, hasur në një person të shtrirë i cili dyshohet se ishte i qëlluar me armë zjarri. Është njoftuar emergjenca e Qendrës së Mjekësisë Familjare, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante. Për momentin këto informacione i kemi. Viktima është e gjinisë mashkullore”, tha Gashi. /Telegrafi/