Zyrtarët afganë thonë se një komandant i lartë i grupit ekstremist Shteti Islamik është vrarë, gjatë një sulmi që dyshohet të jetë kryer nga dronët e SHBA-së në Afganistanin lindor.
Një zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar tha se Mullah Bozorg, një lider i grupit ISIS në Afganistan, është vrarë së bashku me shtatë luftëtarë të tjerë më 18 nëntor.
Zëdhënësi Attaullah Khugyani, tha se sulmi u krye në rajonin Lagharjo të distriktit Kot.
Ai tha se armë, municion dhe mjete shpërthyese që i takonin grupit janë kapur dhe shkatërruar.
“Një komandant i Daesh është vrarë në distriktin Kot të provincës Nangarhar”, konfirmoi Ministria afgane e Mbrojtjes në një kumtesë të lëshuar më 19 nëntor, duke përdorur akronimin arab për grupin.
Militantët e ISIS-it ishin aktivë në Nangarhar ku kanë marrë nën kontroll pjesë të territorit në dy vitet e fundit.
Grupi u shtri së fundi edhe në provincat Kunar dhe Zabul, në afërsi të kufirit me Pakistanin.
Grupi ekstremist gjithashtu mori përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse në Kabul, të kryera më 16 nëntor me ç’rast u vranë gjashtë persona në afërsi të ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes.
Në tetor, grupi ISIS mori përgjegjësinë për dy sulme të ndara në objektet fetare Shiite në Kabul dhe në qytetin verior Mazar e Sharif me ç’rast u vranë një numër personash.
SHBA-ja ka shtuar sulmet ajrore ndaj militantëve të IS-it dhe luftëtarëve rivalë të al-Qaeda-s, në vitin e fundit.
Komandanti i forcave të SHBA-së në Afganistan gjeneral armate John Nicholson, tha në shtator se janë rreth 1300 militantë të ISIS-it në vend që marrin para, udhëzime dhembështetje logjistike nga liderët e ISIS-it në Siri dhe Irak.
Ai tha se shumica e luftëtarëve të ISIS-it janë ish anëtarë të talibanëve pakistanezë, një grup militant i lidhur me Al Qaeda-n që luftojnë kundër Islamabadit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3