Vritet mbreti kolumbian i drogës

Ministri kolumbian i mbrojtjes, Juan Manuel Santos ka vërtetuar se Mejia është vrarë në përleshjen me armë në veri të Kolumbisë. Nëse vdekja e tij vërtetohet, kjo do të jetë fitore e dyfishtë për qeverinë kolumbiane, ka vlerësuar BBC.
"Ai ndoshta ka qenë më i kërkuari nga të gjithë kriminelët në Kolumbi", ka thënë Santos.
Dy truproja janë vrarë së bashku me të arratisurin, i cili po bartte uniformë ushtarake amerikane, gjatë aksionit policor në fermën ku po fshihej pasi që informatori ka zbuluar ku po fshihej ai.
Washingtoni zyrtar ka ofruar pesë milionë dollarë për informacionin i cili “do të sillte” deri tek kapja e Mejias dhe vëllait të tij binjak Victor. Ai nuk ka qenë vetëm tregtar i njohur i drogës, por edhe lider i gjeneratës së re të grupeve ushtarake të cilët i ka grumbulluar pas demobilizimit të ushtrisë ilegale, Forcave të Armatosura të Kolumbisë.
















































