LAJMI I FUNDIT:

Vriten të paktën 90 civilë nga përleshjet në Mosul

Vriten të paktën 90 civilë nga përleshjet në Mosul

Të paktën 90 civilë u vranë në përleshjet e fundit ndërmjet forcave irakiane dhe pjesëtarëve të organizatës terroriste ISIS në sulmet në një pjesë të Mosulit.

Oficeri i ushtrisë irakiane në kushte anonime për Anadolu Agency ka thënë se civilët ndodheshin “në mes dy zjarresh” gjatë operacionit të forcave irakiane për çlirimin e qarkut perëndimor të Mosulit Al-Thawra


“Një numër i madh i trupave të viktimave civile vazhdon të jetë nën rrënojat e shkatërruara të të paktën 30 ndërtesave”, tha oficeri.

Duke akuzuar komandën e forcave irakiane se në këmbënguljen për operacione nuk kujdeset mjaftueshëm për civilët të cilët janë në territorin nën kontrollin e terroristëve të ISIS-it, ai tha se terroristët po përdorin civilët si mburojë njerëzore në luftime.

Terroristët e ISIS-it që nga vera e vitit 2014, mbajnë nën kontrolli qytetin e dytë më të madh irakian të Mosulit. Pas tre muaj të operacioneve të kombinuara të forcave të bashkuara irakiane të mbështetur nga koalicioni ndërkombëtar, në janar janë çliruar pjesët lindore të Mosulit, kurse më 19 shkurt filluan operacionet për çlirimin edhe të qendrës së qytetit e cila është e vendosur në bregun perëndimorë të lumit Tigër.

Mosuli në Irak dhe Raka në Siri janë të njohura si dy bastionet më të mëdha të terroristëve të DEASH-it, raporton Anadolu Agency.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori