LAJMI I FUNDIT:

Vret afro-amerikanen në shtëpinë e saj, polici amerikan jep dorëheqje – nuk pret të shkarkohet  

Vret afro-amerikanen në shtëpinë e saj, polici amerikan jep dorëheqje – nuk pret të shkarkohet  

Aaron Din, një polic amerikan që kishte vrarë një afro-amerikane në shtëpinë e saj pasi i është përgjigjur thirrje për tentim plaçkitje, kishte reaguar jashtë rregullave standarde dhe kështu ka dhënë dorëheqje duke mos pritur që të shkarkohet, ka njoftuar sot shefi i policisë në qytetin amerikan Fort Wort.

Atatiana Jefferson, 28-vjeçe, ishte vrarë të shtunën derisa së bashku me nipin 8-vjeç po luanin, kur edhe u godit nga një plumb që fluturoi për brenda dritares, transmeton Telegrafi.


Në pamjet e filmuara nga kamera e vendosur në uniformë, shihet se Din nuk ishte paraqitur si polic dhe se kishte qëlluar me revole vetëm dy sekonda pasi kishte urdhëruar gruan t’i tregojë duart.

Ai ishte shfaqur në vendin e ngjarjes, pasi fqinjët i kishin telefonuar kur kishin parën derën e shtëpisë së viktimës të hapur në orët e para të mëngjesit (rreth orës 2 pas mesnate).

E në video dëgjohet se si Din bërtet: “Ngriti duart! Mi trego duart!”, por nuk dëgjohet duke identifikuar veten si zyrtar policor. Ai gjithashtu shihet se si vetëm dy sekonda pas paralajmërimit, qëllon në dritaren e shtëpisë.

Në anën tjetër zyrtarë policorë në Fort Wort kanë bërë të ditur se kolegu i tyre kishte shtënë “pasi ishte rrezikuar jeta e tij”, duke mos specifikuar se nga kush ishte rrezikuar.

Shefi i policisë Ed Kraus, ka deklaruar se Din gjithsesi do të shkarkohej edhe po të mos kishte dhënë dorëheqje. E familjarët e viktimës kanë kërkuar që Din të shkarkohet dhe arrestohet.

“Është dashur të mendojnë se ajo është vajza e dikujt, që dikush e do atë. Sigurisht se ka pasur mënyra më të mira për të vepruar, nuk ka pasur nevojë të vjen deri të kjo”, ka deklaruar babai i viktimës.

Atatiana Jefferson kishte përfunduar studimet për biologji pranë universitetit “Xavier” dhe punonte në një kompani që merret me shitjen e produkteve medicinale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori