LAJMI I FUNDIT:

Vrau gruan 19-vjeçare dhe fajësoi shqiptarët, gjykata jep 27 vite burg për pilotin grek

Vrau gruan 19-vjeçare dhe fajësoi shqiptarët, gjykata jep 27 vite burg për pilotin grek

Piloti grek i helikopterëve, Babis Anagnostopoulos, është dënuar me 27 vjet e gjysmë burg për vrasjen me paramendim të gruas së tij britanike, Caroline Crouch.

Sipas asaj që raportojnë mediat, 33-vjeçari mori 16 vjet dënim për vrasjen e bashkëshortes 19-vjeçare dhe 11 vite e 6 muaj për vrasjen e qenit dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës.

Babis i cili u mundua po ashtu që të mbulojë ngjarjen duke fajësuar shqiptarët, do të vuajë vetëm 18 vjet e 6 muaj burg. Kjo për shkak sepse gjykata ka llogaritur kohën që ai tashmë ka kaluar në burg dhe faktin që ka punuar atje.


Mbyti gruan dhe fajësonte shqiptarët, arrestohet greku
Lexo po ashtu Mbyti gruan dhe fajësonte shqiptarët, arrestohet greku

Po ashtu, piloti vrasës është gjobitur me 21 mijë Euro. Babis do ta vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Korydallos. Ky konsiderohet në fakt si një prej burgjeve më të forta në Europë, dhe siç shkruan Daily Mail, është i përfshirë nga dhuna dhe mbipopullimi me të burgosur.

Gjykatës iu desh vetëm 1 orë për të dhënë vendimin. Duke u përpjekur që të marrë një dënim më të lehtë, ai ka pretenduar se vrasja e Karolinës ishte një krim pasioni pas një debati të nxehtë mbi vajzën e tyre të vogël. Por kjo u hodh poshtë pas dëshmive të ekspertëve të cilin e përshkruan vrasësin si një “narcisist kontrollues”.

Gjykata po ashtu dëgjoi faktin që Babis e kishte planifikuar të gjithë ngjarjen vetë pasi kishte hequr kartat e memories nga kamerat e sigurisë dhe se si ai përdori disa doreza motoçiklisti për të krijuar skenën e ngjarjes. Po ashtu, ai lidhi veten për të krijuar idenë se ishin grabitur nga shqiptarët. Për disa ditë me radhë ai bëri rolin e bashkëshortit të pikëlluar. Por gjithçka do të zbulohej dhe ai do të vihej në pranga. /tvklan.al

Në trend Lajme

Më shumë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Sot pritet të nisë numërimi i votave nga diaspora

Sot pritet të nisë numërimi i votave nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori