LAJMI I FUNDIT:

Vrau dhe hëngri tre njerëz, publikohen dëshmitë rrëqethëse rreth kanibalit që hante edhe qen e mace – dhe jo vetëm

Vrau dhe hëngri tre njerëz, publikohen dëshmitë rrëqethëse rreth kanibalit që hante edhe qen e mace – dhe jo vetëm

Një burrë i arrestuar në Rusinë veriore është akuzuar për kanibalizëm, pasi u identifikuan tri viktima të ngrëna pjesërisht, së bashku me mbetjet e maceve, qenve dhe kafshëve më të vogla.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, 51-vjeçari dyshohet se ka ngrënë kafshët, si dhe tre burrat, të cilëve u kishte dhënë alkool.


Kur viktimat tentuan të largoheshin, ai dyshohet se i goditi me thikë dhe i copëtoi.

Siç bëhet e ditur tutje, kockat u gjetën në çanta të hedhura në një liqen dhe lum pranë qytetit të Arkhangelsk.

Komiteti Hetues i Rusisë (SK) lëshoi një deklaratë në lidhje me të dyshuarin (në rusisht) dhe lëshoi një videoklip të tij nën arrest – ku duket se tregon njërën nga skenat e krimit rural.

Ai raportohet të jetë mirë me shëndet mendor. Megjithatë ai tashmë kishte një precedent penal, por SK – versioni i FBI i Rusisë – nuk e ka emëruar atë.

Vrasjet dyshohet se ndodhën në vitet 2016-2017, por SK thotë se u desh shumë kohë për të identifikuar viktimat.

Dy nuk kishin të afërm, ndërsa i treti besohej se ishte transferuar në një qytet tjetër në kërkim të punës. Pjesët e trupit të gjetur nuk ishin të identifikueshëm pa teste mjeko-ligjore.

Deklarata e SK thotë se “përveç kanibalizmit, i akuzuari rregullisht vriste dhe hante mace, qen dhe kafshë të tjera të vogla dhe zogj, eshtrat e të cilëve u gjetën në çanta të përziera me kocka njerëzore”.

I dyshuari raportohet se ishte zhvendosur në banesën e viktimës, për të cilin ai pretendonte se kishte shkuar për të kërkuar punë në një qytet tjetër. Ai u tha prindërve të burrit se para se të iknin burri kishte pranuar ta linte të kujdeset për banesën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Kalo në kategori