LAJMI I FUNDIT:

Vrasjet nga armët pa leje

Vrasjet nga armët pa leje

Nga rreth 1500 vrasje të cilat kanë ndodhur në Kosovë në 16 vitet e fundit, vetëm 3 kanë ndodhur nga armët me leje.

Kjo statistikë është treguesi më i mirë se janë armët pa leje dhe njohuritë e pakta të qytetarëve në përdorimin e tyre jo rrallë herë kanë përfunduar me pasoja fatale.


Për këtë arsye në Kosovë tash e disa vite kanë nisur të hapen institucione të specializuara për pajisen e qytetarëve me njohuritë mbi armë. Një prej tyre është qendra “Katana” në Obiliq, e emëruar në bazë të emrit të heroit të kombit, Agim Ramadani.

Atje një staf i specializuar e shoqëron qytetarin nëpër të gjitha procedurat e nevojshme të trajnimit për ta kualifikuar që ai të pajiset me leje dhe jo vetëm. Eliminimi i aksidenteve me armë, duke u njoftuar me to nënkupton edhe shpëtim i jetëve të qytetarëve, shkruan gazeta ‘Zeri‘.

Vetë ekspertët e kësaj qendre thonë se mendimi i qytetarit rreth armëve të zjarrit nga momenti që ai hyn në këtë qendër deri në përfundimin e trajnimit ndryshon tërësisht.