Vrasje në tentativë në Pejë

46:"Forensic investigator working at a crime scene 10:"Paul Fleet
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për një vrasje në tentativë në Pejë.
Rasti ka ndodhur të martën në ora 02:13 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë.
“Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shtënë me pistoletë në drejtim të viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Viktima është plagosur dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë.
Pistoleta është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































