LAJMI I FUNDIT:

Vrasje në tentativë ndaj një banori 42-vjeçar në Kërçovë

Vrasje në tentativë ndaj një banori 42-vjeçar në Kërçovë
Foto: Ilustrim

Dyzet e dy vjeçari me iniciale A.A nga Zajasi është goditur me thikë nga vëllai i bashkëshortes së tij. Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 10:00 në Spitalin e Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informatave të policisë A.A dhe M.D (30) në Strogomishten e Epërme të Kërçovës kanë qenë në spital që ta vizitojnë bashkëshorten dhe motrën e tyre, pas asaj vëllai është zemëruar për gjendjen e rëndë të motrës dhe ka filluar që ta akuzojë dhëndrin për të njëjtën, kështu e ka nxjerrë thikën dhe i ka shkaktuar plagë të thella në pjesën e shpatullës dhe këmbës së majtë, njofton AIM.


Dhëndri i lënduar është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë dhe është mbajtur në spital për mjekim. Sulmuesi i cili ka ikur, më vonë vetë është paraqitur në Stacionin Policor të Tetovës. Policia në prani të prokurorit publik ka kryer inspektim në vend, thika dhe gjurmë tjera janë dorëzuar për ekspertizë. Kundër sulmuesit do të dorëzohet kallëzim penal për përpjekje për vrasje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori