LAJMI I FUNDIT:

Vëllai vret vëllanë në Studençan të Suharekës

Vëllai vret vëllanë në Studençan të Suharekës
Foto: Ilustrim

(E plotësuar) Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës sot ka ndodhur një vrasje, ku vëllai ka vrarë vëllanë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.


“Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës mund t’iu konfirmojmë se ka ndodhur një vrasje. Për detajet tjera do t’iu njoftojmë gjatë një konference që do të mbahet në Drejtorinë Rajonale në Prizren të Policisë së Kosovës”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se vrasja ka ndodhur mes vëllezërve.

Sipas gazetës Expresss pas një zënke mes dy vëllëzërve janë shkrepur plumba, aty ka mbetur e plagosur rëndë edhe një grua (familjare e tyre).

Nga burime të sigurta brenda organeve të hetuesisë mësohet se vëllai i madh (B.G 72 vjeçar) ka vrarë vëllain 64 vjeçar I.G. Në këtë ngjarje lëndime të rënda trupore ka marrë edhe një grua rreth 43 vjeç (inicialet e saj N.G., të gjithë emra të njohur për redaksinë).

Mësohet se motivi që dyshohet se çoi drejt vdekjes 64 vjeçarin ka të bëjë me trashëgiminë familjare.

“Motivet rreth trashëgimisë, kontesti pronësor”, tha ky burim.

Vritet një person në një kazino të Suharekës
Lexo po ashtu Vritet një person në një kazino të Suharekës

Kjo është vrasja e dytë që ka ndodhur sot në Suharekë. Një person i moshës rreth 30 vjeç është gjetur i vrarë sot në një kazino të Suharekës. /Telegrafi/