LAJMI I FUNDIT:

Vrasje dhe vetëvrasje në Prilep

Vrasje dhe vetëvrasje në Prilep

Një çift bashkëshortor është gjetur i vdekur dhe sipas Prokurorisë Publike të Prilepit bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.

Personat të cilët janë gjetur të vdekur janë 81-vjaçari Mice Neshkovski dhe 76-vjeçarja Ilka Neshkovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas prokurores Marijana Ilieska, rasti është denoncuar nga një kalimtar, i cili e ka vërejtur trupin e Mice Neshkovskit nën ballkonin e ndëtesës në lagjen “Dim Narednikot”.

Kur ka ndodhur rasti çifti bashkëshortor ka qenë vetë në banesë, ndërsa kanë jetuar me djalin, nusen dhe një nip./Telegrafi/