LAJMI I FUNDIT:

Vrasja që tronditi Shqipërinë, Duma pyet për sjelljen e fëmijëve: U çudita kur i pashë të qeshur

Vrasja që tronditi Shqipërinë, Duma pyet për sjelljen e fëmijëve: U çudita kur i pashë të qeshur

Gazetarë, ekspertë dhe psikologë diskutuan për ngjarjen makabre që tronditi opinionin publik në Shqipëri: tre fëmijë vrasin babanë dhe e groposin.

Në nisje të emisionit, moderatorja Grida Duma tha se më absurdja në këtë histori është reagimi i fëmijëve në gjykatë, të cilët shfaqen edhe të buzëqeshur mes tyre. Duma tha se në këtë histori që ka shumë mistere dhe pikëpyetje, ‘ne po e humbim njohjen mbi shoqërinë dhe çfarë ndodh rreth nesh’.


“Fëmijët nuk janë tre, janë katër. Është një vajzë tjetër aty e martuar po aty në fshat, është shtatzënë, e cila ka marrë pjesë ne varrimin e të atit. E ëma nuk ka marrë pjesë në varrimin e bashkëshortit, i cili u gjet në gropë në oborrin e shtëpisë”.

Lihen në burg tre fëmijët që vranë dhe groposën babanë, ndryshohet përsëri dëshmia para Gjykatës së Durrësit
Lexo po ashtu Lihen në burg tre fëmijët që vranë dhe groposën babanë, ndryshohet përsëri dëshmia para Gjykatës së Durrësit

“Nëse filtron reagimet e njerëzve, si ka mundësi që tre fëmijët, shfaqen të qetë, ndonjë moment ka edhe buzëqeshje mes tyre. Si ka mundësi që edhe në sallën e gjyqit janë krejtësisht rehat me njëri-tjetrin dhe përpiqen të mohojnë gjithçka tjetër, përveçse skenarit që kanë dakordësuar. Unë nuk do zgjatem të bëj komente në këtë ngjarje të rëndë, edhe ata që janë gazetarë të kronikës apo ekspertë të kriminalistikës e kanë të vështirë të japin një analizë përfundimtare”.

“Ka shumë të pathëna dhe pikëpyetje, por ne po e humbim njohjen mbi shoqërinë dhe çfarë ndodh rreth nesh. Jemi një shoqëri tradicionale që arrin të fsheh gjëra kaq antivlerë tradicionale. Kjo që ju them është arsyeja themelore pse një prime-time politike merret me këtë hulumtim nuk është dëgjuar ndonjëherë që fëmijët të angazhohen për ta vrarë, për ta shpallur në kërkim, varrosur dhe për të pasur qetësinë për të shkuar në universitet dy ditë pas vrasjes etj, etj”-tha Duma në nisje të emisionit./TCH