LAJMI I FUNDIT:

Vrasja që shokoi botën: Vret adoleshenten shtatzënë, ia prenë barkun për t’ia vjedhur foshnjën e palindur (Foto)

Vrasja që shokoi botën: Vret adoleshenten shtatzënë, ia prenë barkun për t’ia vjedhur foshnjën e palindur (Foto)

Një krim monstruoz i kryer këto ditë ka shokuar opinionin në Brazil. Një grua me probleme psikike, ka vrarë një adoleshente që ishte shtatzënë duke i prerë barkun për t’ia vjedhur foshnjën e palindur.

Raportohet se nëna dhe foshnja kanë vdekur në vend, derisa fetusi i foshnjës është hedhur me gjakftohtësi në shportën e mbeturinave nga vrasësja e pashpirt, transmeton Telegrafi.


Mirian Siqueria 25-vjeçe e kishte dërguar Valissia Fernandes de Jesus në shtëpinë e saj, ku më pas kishte kryer krimin që Brazili do ta mbajë në mend për një kohë të gjatë.

2

Siqueria e cila merrej me prodhimin e veshmbathjeve për fëmijë, e kishte ftuar shtatzënën Valissia (15-vjeç) në shtëpinë e saj, kinse për t’ia treguar disa rroba për fëmijë.

“Motra ime nuk dilte shpesh nga shtëpia, sepse nuk mund të ecte shumë. Kjo grua kishte ardhur tek ne dhe i kishte thënë se gjyshi ynë e kishte porositur që t’ia qep disa rroba fëmijës. Por Valissia kishte pritur derisa nëna jonë të vijë në shtëpi, dhe më pas shkoi me Mirianin për të shikuar disa këpucë. Dhe kjo ishte hera e fundit kur e kemi parë”, ka thënë Elisa, motra e Valissias.

3

Besohet se arsyeja e vrasjes së adoleshentes shtatzëne, ishte vjedhja e foshnjës në bark. Sipas deklaratave të motrës së Valissias, Siqueria vuante nga sindroma e shtatzënisë së rreme, gjë që edhe e kishte shtyrë të rrëmbejë fëmijën nga barku i viktimës.

“Ka vuajtur nga sindroma e shtatzënisë së rreme, kurse ndërkohë e kishte kuptuar se nuk mund të mbetet shtatzënë. Kjo edhe është arsyeja kryesore, pse ia ka prerë barkun motrës time dhe ia ka vjedhur foshnjën e palindur”, shtoi motra e viktimës, transmeton Telegrafi.

4

Siquiera e kishte therur me thikë shtatzënën, dhe më pas ia kishte hapur barkun duke tentuar të nxjerrë foshnjën. Por fetusi i foshnjës ka qenë i vdekur nga plagët e marra me thikë në kokë, derisa ishte në barkun e nënës. Dhe në ato momente Siquiera e kishte hedhur fetusin pranë shportës së mbeturinave, duke ikur nga vendi i ngjarjes.

Trupin e pajetë të adoleshentes e kishte gjetur burri i saj Mateus, në një tinar në oborrin e shtëpisë ku edhe kishin jetuar në Sao Paolo.

5

“Të gjithë jemi gëzuar kur e kemi kuptuar se motra ime është shtatzënë. Ajo kishte blerë rrobat dhe këpucët për beben. Kërkojë drejtësi. Dëshirojmë që kjo grua të sillet para drejtësisë për atë që ka bërë”, ka shtuar motra e viktimës. /Telegrafi/

6

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori