LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në QKUK, avokati Berisha: Ky do të jetë rasti i parë i dënimit me burgim të përjetshëm

Vrasja në QKUK, avokati Berisha: Ky do të jetë rasti i parë i dënimit me burgim të përjetshëm

Një grua shtatzënë është vrarë më 30 nëntor në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

35-vjeçarja dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj para hyrjes së Klinikës së Gjinekologjisë.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe avokati Besnik Berisha.

Në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka thënë se kjo ditë do të shënoi dënimin e parë në Kosovë me burgim të përjetshëm.

Sipas Berishës, ky dënim mund të mos ekzekutohet vetëm nëse dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u dënuar nga gjykata.

“Kjo që ndodhi sonte në oborrin e SHSKUK , ku në rrethana akoma të panjohura ish bashkëshorti privoi nga jeta gruan shtatzënë dhe u zhduk akoma pa gjurme, do shënoi dënimin e parë në Kosovë me burgim të përjetshëm (të konfirmuar në secilën instancë)”.

“Ky dënim mund të mos ekzekutohet vetëm nëse dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u dënu nga gjykata. Kështu mendoj unë”, shkroi Berisha.

Ndryshe, rastet e dhunës në familje në Kosovë janë rritur në vitet e fundit.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2020 në Kosovë janë evidentuar 2.069 raste të dhunës në familje, me 2.101 viktima; në vitin 2021 janë evidentuar 2.456 raste me 2.486 viktima.

Kurse, gjatë periudhës janar-shtator 2022, janë regjistruar 2.067 raste të dhunës në familje me 2.126 viktima./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori