Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur gjatë ditës së diele në Kolovicë të Prishtinës.

Në lidhje me këtë rast gjatë ditës së djeshme policia kishte arrestuar një person. Siç bënë të ditur policia ngjarja kishte ndodhur në ora 10:35, të mëngjesit.

Ndërsa në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i njëjti ishte qëlluar me armë zjarri nga pakujdesia gjatë kohës që kishte qenë në gjueti.

Vdekjen e  viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, kurse nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë  fishekë.

Reklama

“Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar derisa kanë qenë  për gjueti-rekreacion, nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull  kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e  viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK . Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Reklama

Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë  fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./Telegrafi/