LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Kavajë, Marsida: Kjo histori nuk mbyllet me kaq, burri im nuk fal

Vrasja në Kavajë, Marsida: Kjo histori nuk mbyllet me kaq, burri im nuk fal

Marsida Qatja është e bindur se ngjarja e Kavajës e katër ditëve më parë, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur, nuk ka për t’u mbyllur me kaq.

Në emisionin “Open” në Top Channel, Marsida thotë se nuk ka patur asnjë marrëdhënie me viktimën Dritan Haxholli dhe as me të plagosurin Dritan Toci.


Sipas Marsidës, burri i saj, që ndodhet në burg jashtë vendit, nuk ka për të falur.

“Kam deklaruar se Dritani nuk ka patur asnjë marrëdhënie me mua, as Bledari gjithashtu. Më bënë një test droge dhe dola që nuk jam konsumuese, unë ushqej fëmijën me gji’, tha ajo.

Të gjitha lajmet nga Marsida Qatja
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Marsida Qatja

Marrëdhënia me burrin tim është shumë e mirë. Por kjo histori nuk mbyllet me kaq për shkak të burrit tim. Ai është serioz, nuk fal, nuk duron asgjë, nuk është tolerant dhe normalisht më ka marrë çdo një minutë duke më kërkuar si është e vërteta. Ai thotë se mediat nuk më interesojnë, por është folur kaq gjatë dhe ai nuk e di… Mediat flasin dhe nuk e kuptojnë që po më shkatërrojnë familjen. Më vjen keq për Dritanin, por ai nuk kishte asgjë për të humbur, nuk kishte as njerëz që e donin dhe as shoqëri. Unë isha me punë, me shoqëri, me familje, me punë, i kisha të gjitha dhe i humba”, thotë Marsida.

Marsida tregon se ka në pronësi një agjenci udhëtimesh, me të cilën siguron jetesën.

Gjatë intervistës, ajo mohon se ka ekzistuar një plan për të vrarë Dritan Haxhollin. /tch/

Për të ndjekur intervistën klikoni KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori