LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Fushë-Krujë, Hoxha: Skema mafioze e kryerjes së ekzekutimeve, policia nuk i afrohet dot grupeve kriminale

Vrasja në Fushë-Krujë, Hoxha: Skema mafioze e kryerjes së ekzekutimeve, policia nuk i afrohet dot grupeve kriminale

Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata u ekzekutuan pasditen e djeshme pas një atentati të mirë-organizuar mafioz në mbikalimin e Fushë-Krujës. Autorët zbrazën breshërinë e plumbave mbi të rinjtë dhe u larguan duke humbur gjurmët.

Makina e viktimave shpërtheu në flakë dhe Martinaj me Hoxhën u shkrumbuan brenda mjetit.


Gazetari Artan Hoxha tha për Abc se këto grupe përdorin kallashnikovin për ekzekutimet pasi nuk të lë mundësi veprimi.

Vrasja në Fushë-Krujë, mbi 10 të shoqëruar, dyshohet se atentatorët kishin njohuri të avancuara të teknikave ushtarake
Lexo po ashtu Vrasja në Fushë-Krujë, mbi 10 të shoqëruar, dyshohet se atentatorët kishin njohuri të avancuara të teknikave ushtarake

Ai e cilësoi vrasje me pagesë ekzekutimin e tre të rinjve ndërsa u shpreh se tani mënyra e vrasjeve po bëhet me “klering”. Kjo do të thotë se hetimet vështirësohen pasi policia mund të arrijë deri te personi që ka marrë porosinë, por jo te ai që e ka porositur.

“Kallashnikovi nuk të lë mundësi veprimi, prandaj këto grupe përdorin kallashnikovin, kjo është një vrasje e kryer me pagesë. Organizatorët janë tjetër gjë, porositësit tjetër. po përdoret shpesh mënyra e vrasjeve me klering. Ne dhe struktura jonë të zgjidh një hall që ti ke në zonën e Fierit apo Vlorës, dhe kur kemi ne nevojë të kryejmë një vrasje në zonën e Lezhës apo të Laçit na vijnë këta qitësat nga jugu dhe kryejnë punën. Kjo bëhet që të priten fijet. Pra ti shkon te ai që ka marrë porosinë, jo te porositësi. I quaj klering në rastin kur bëhet atentat për atentat, ose atentat kundrejt pagesës”, tha Hoxha.

Për sa i përket grupeve kriminale, gazetari theksoi se është shumë e vështirë t’i afrohesh pasi lëvizin gjithmonë të armatosur dhe lëvizjet e tyre janë mjaft të kufizuara.

“Këto grupe lëvizin gjithmonë të armatosur, me makina të blinduara dhe ti nuk i afrohesh dot, ata kanë informacione brenda radhëve të policisë sepse kanë para dhe paguajnë. Në zonën ku rrinë ti e ke shumë të vështirë të afrohesh. Edhe kur futesh ose nuk i gjen, ose ata e kanë pastruar zonën dhe ti nuk gjen asgjë”, shtoi Hoxha.

Gazetari theksoi se Laçi është kthyer sot në një funeral. /Abc News/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori