LAJMI I FUNDIT:

Vrasja me eksploziv, i akuzuari thotë se nuk e ka njohur as kontaktuar viktimën dhe s’ka shkuar kurrë në Smolicë

Vrasja me eksploziv, i akuzuari thotë se nuk e ka njohur as kontaktuar viktimën dhe s’ka shkuar kurrë në Smolicë

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë të premten, e ka përfunduar mbrojtjen e tij i akuzuari për vrasje të rëndë, Dod Gjikolaj, i cili ka mohuar se ka qenë ndonjëherë në fshatin Smolicë e as që e njeh dikë të atij fshati. Ai ka thënë se nuk e ka njohur takuar e as kontaktuar ndonjëherë të ndjerin.

Gjikolaj po akuzohet se më 14 tetor 2018, në fshatin Smolicë të Komunës së Gjakovës, ka privuar nga jeta të ndjerin H.A., raporton “Betimi për Drejtësi”.


“Kam qenë në Kosovë, por kurrë në jetë nuk kam qenë në fshatin Smolicë, e as që e njoh dikë prej atij fshati” tha i akuzuari Gjikolaj

Ai ka treguar se si e kishte marrë informacionin se akuzohet për vrasje në Kosovë.

“Në një bisedë pa prezencën time, Aleksander Kaçaj kishte biseduar me të njëjtin shef policie që më kishte telefonuar mua, ai i kishte treguar se Doda po dyshohet për vrasjen në Gjakovë, pastaj Sandri më  ka thënë se dyshohesh për babën e Alisë” tha I akuzuari.

Paraprakisht në këtë seancë u dëgjuan Eksperti i eksplozivëve, Suad Selmani dhe ekspertja e AKF Shpresa Gashi-Fejza.

Eksperti i eksplozivëve, Suad Selmani, ka thënë se distanca e të ndjerit dhe të personit të lënduar në raport me eksplozivë-bombën kanë qenë të ndryshme. Sipas tij, i ndjeri ka qenë shumë afër ndërsa tjetri ka qenë më larg.

“Mirëpo nëse është i vendosur afër ndonjë muri apo pengesë siç ka qenë në rastin e caktuar, goditja shkon ne drejtimin e kundërt të pengesës” shtoi eksperti Selmani.

Trupi gjykues mori vendim për ndërprerje të seancës së sotme, për shkak të kalimit të orarit të rregullt të punës.

Seanca e radhës u caktua më 17 nëntor 2023.

Dod Gjikolaj akuzohet se më 14 tetor 2018 në fshatin Smolicë të Komunës së Gjakovës, ka privuar nga jeta të ndjerin H.A. Sipas aktakuzës së ngritur më 5 gusht 2022, ai ngarkohet se kishte vendosur eksploziv në dyer e oborrit të H.A dhe me teledirigjues e ka aktivizuar ku ka mbetur një person i vdekur dhe A.K i lënduar.

Gjikolaj ngarkohet për “vrasje të rëndë” dhe posedim të paautorizuar të materialit eksploziv./BetimipërDrejtësi

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori