LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, reagon ambasada e SHBA: Të hetohet ngjarja

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, reagon ambasada e SHBA: Të hetohet ngjarja

Ambasada amerikane ka reaguar për ngjarje  e ndodhur në Elbasan, ku mbeti i vrarë aktivisti i PS, Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.

Selia diplomatike amerikane bën thirrje që të të hetohet ngjarja dhe të identifikohen autorët. Në shënimin e ambasadës, thuhet se Yuri Kim i ka kërkuar krerëve të shtetit të ushtrojnë vetëpërmbajtje.


“Kemi ndjekur raportimet për dhunën në Elbasan sot, e cila përfundoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e të tjerëve. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t’i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit. Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen. Ambasadorja Kim i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje – dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë – ndërsa çështja është duke u hetuar. Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme. Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit – ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet – të refuzojnë qartazi dhunën. Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër”, shkruan ambasada.