LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Liridonës, avokati Gashi: Autorët vepruan si organizatë kriminale, Naimi foli suedisht dhe me kode

Vrasja e Liridonës, avokati Gashi: Autorët vepruan si organizatë kriminale, Naimi foli suedisht dhe me kode

Avokati Tomë Gashi është shprehur se autorët e vrasjes së Liridona Ademajt vepruan si një organizatë kriminale, duke qenë se tre persona ishin në dijeni për atë që do të ndodhte.

Gashi tha se Naimi foli suedisht në gjuhë të koduar në momentin që makina me vrasësit i doli para dhe u bëri thirrje fëmijëve që të dilnin nga makina, duke lënë vetëm Liridonën brenda.


Po ashtu ai tha se dyshimet e Policisë për bashkëshortin e Liridonës, Naimin, si të implikuar në vrasje nisën që ditën e parë, por vetëm pas dëshmisë së vrasësit ata mundën që ta arrestonin.

“Sa i përket ekstradimit të Naimit për vrasjen e bashkëshortes së tij, Suedia nuk ka të drejtë meqë krimi ka ndodhur në territorin e Kosovës. Të gjithë po flasin por motivi i vërtetë i vrasjes nuk dihet. Një prej pistave të parave është marrja e shumës marramendëse të parave, prej 20 milionë eurosh”, tha Gashi, për EuronewsAlbania.

Rrëfimi i babait të Granit Plavës: Nëse Graniti e ka vrarë Liridonën, ai është i vdekur për mua
Lexo po ashtu Rrëfimi i babait të Granit Plavës: Nëse Graniti e ka vrarë Liridonën, ai është i vdekur për mua

Ai tha se paratë mund të jenë një prej motiveve të vrasjes, “sepse ishte bërë sigurimi i jetës së Liridonës dhe nëse nuk do të kapej, përfitimin do e merrte Naimi. Por u tha se kjo shumë nuk është e saktë, pasi shuma është deri në 1 milionë euro që ai mund të përfitonte nga sigurimet. Kjo ndodhi pas manifestimit të ditës më të shenjtë të ne shqiptarëve, pas 28 Nëntorit dhe u paraqit si grabitje. Është e çuditshme sesi një makinë me shumë lehtësi i ka dalë para”.

“Personi që ka drejtuar makinën me aq lehtësisht është ndalur, ka folur në gjuhë suedeze që të dalin fëmijët, në gjuhë të koduar doja të thoja dhe kanë lënë Liridonën vetëm në krahun e djathtë të makinës”.

Avokati tha se Naimi ka dalë nga makina shumë lehtësisht bashkë me fëmijët e tij, pasi gjithçka ishte inskenuar.

“Duke parë që grabitësit kanë shtënë kur Naimi nuk ka qenë në makinë, Policia ka dyshuar, por nuk ka dalë direkt në konkluzion duke qenë se ngjarja ka qenë e rëndë. Fakti kryesor për Naimin është rrëfimi i vrasësit kryesor. Këta kanë vepruar si një organizatë kriminale. Të paktën tre persona e kanë ditur që Liridona do të vritet në një ditë të caktuar, nga disa persona të caktuar”, u shpreh Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori