Po bëhen pesë orë prej kur kanë filluar hetimet në vendin e ngjarjes të vrasjes së dyfishtë. Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj mbetën të vrarë pas gjuajtjes me armë zjarri në Pejë.
Deri më tani është ekzaminuar një nga tri veturat të cilat janë në zonën ku po kryhen hetimet nga të shumtë hetues policor.
Pranë vendit ku ka ndodhur kjo tragjedi në një lokal janë siguruar edhe pamjet e kamerave.
Tani do të vijohet me ekzaminime të njërës veturë të të vrarëve dhe veturës së vëllait të Astritit, Avniut. Ky i fundit është plagosur, ndërkohë që pas trajtimeve është në mbajtje. Dy anët e rrugës pranë shkollës “Ali Hadri” janë të bllokuara me shiritat policorë.
KosovaPress ka biseduar me banorë afër shtëpisë së Astritit, ku kanë treguar se kjo vrasje ndodhi shumë shpejt. Ata kanë dëgjuar shkrepje të armëve, ku më pas kanë parë edhe dy të vrarët të shtrirë në tokë. Të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, për shkak të lidhjeve që kishin me familjen e Astritit.
Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj ishin nga Partia Demokratike e Kosovës. Ademaj ishte kandidat për kryetar të Pejës, ndërsa Kadrijaj, ish-kandidat për kryetar të Deçanit./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit