LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 30 vjeçarit në Ferizaj, prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një personi

Vrasja e 30 vjeçarit në Ferizaj, prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një personi

Prokuroria Themelore në Ferizaj, departamenti i Krimeve të Rënda ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Q.J., i cili gjendet në paraburgim që nga muaji maj i këtij viti, për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas njoftimit të prokurorisë, bëhet e ditur se sipas aktakuzës vrasja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje për një veturë.


Tutje në njoftim thuhet se i pandehuri ka shtënë gjashtë herë me armë në drejtim të viktimës.

“Sipas aktakuzës së Prokurorisë, me datë 28 Maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën ‘Rexhep Bislimi’, përkatësisht para hyrjes së marketit ‘Euro Market’, i pandehuri me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një veturë të vëllait të tij për të cilën​ i pandehuri ka pretenduar se i është djegur nga ana e tani të ndjerit, me ç ‘rast me të takuar të ndjerin, ka shtënë gjashtë (6) herë në drejtim të tij me armë zjarri, të tipit ‘SAUER model 38 H’ e kalibrit 7.65mm dhe si pasojë e të shtënave nga plagët e marra i ndjeri ndërron jetë ashtu siç është konstatuar në raportin e autopsisë, me të cilin konstatohet shkaku i vdekjes, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, me të cilën ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se i pandehuri posedonte armë pa leje.

“Po ashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri Q.J., nga koha e pa përcaktuar e deri me datën 28.05.2022, në Ferizaj, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Kosovë, ka poseduar armën e markës ‘SAUER model 38H’ e kalibrit 7,65 x 17mm, me një karikator me kapacitet prej (8) tetë fishekëve të kalibrit 7.65x17mm, me të cilën armë kishte kryer veprën penale të përshkruar si në dispozitivin e I të kësaj aktakuze, ku e njëjta sekuestrohet, me të cilën ka kryer veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet tutje në njoftim.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Ferizaj, që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur të shpallet fajtorë dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale për të cilën akuzohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori