LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 30 vjeçarit në Ferizaj, deklaratat e ambasadorit amerikan për takimet e Kurtit në SHBA dhe vizita e kryeministrit në Sllovaki – top lajmet e javës

Vrasja e 30 vjeçarit në Ferizaj, deklaratat e ambasadorit amerikan për takimet e Kurtit në SHBA dhe vizita e kryeministrit në Sllovaki – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas, qyteti i Ferizajt është tronditur nga një ngjarje tragjike, ku nga të shtënat me armë ka mbetur i vdekur një person dhe një tjetër është plagosur.

Po javën që po lëmë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier është deklaruar rreth vizitës së kryeministrit Albin Kurti në SHBA, për të cilën u tha se nuk ishte pritur në Shtëpinë e Bardhë nga këshilltari për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, por jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe në korridore.

Hovenier deklaroi se janë zhgënjyese raportimet e pasakta me vendndodhjen e takimit.


Ndërkaq, të premten kryeministri në kuadër të Forumit të Bratisllavës GLOBSEC 2022 ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, iniciativën “Open Balkan”, etj.

Vrasja e 30 vjeçarit në Ferizajt

Viktima 30-vjeç Gazmend Hyseni, u qëllua me armë nga i dyshuari Qëndrim Januzi, i cili ka mbetur i plagosur.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

Edhe i dyshuari për vrasjen e 30 vjeçarit, është plagosur nga një zyrtar policor në detyrë i cili ishte me rroba civile dhe ka intervenuar në momentin kur ka ndodhur vrasja.

Vrasja e 30 vjeçarit në Ferizaj, i plagosur mbetet edhe i dyshuari – Policia shtiu në të pasi refuzoi urdhrat dhe drejtoi armën në drejtim të tyre
Lexo po ashtu Vrasja e 30 vjeçarit në Ferizaj, i plagosur mbetet edhe i dyshuari – Policia shtiu në të pasi refuzoi urdhrat dhe drejtoi armën në drejtim të tyre

“I dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka mbetur i vdekur. Një zyrtar policor në detyrë në rroba civile ka intervenuar dhe ka shtënë në drejtim të dyshuarit, ku i njëjti është plagosur”, thuhet në raport.

Policia kishte njoftuar se policë civil pasi kanë vërejtur të dyshuarin i kanë kërkuar që të ndalet, por pasi i njëjti nuk i është bindur urdhrave dhe me pistoletë në dorë i është kthyer zyrtarëve policor, njëri nga zyrtarët ka shprehur në drejtim të të dyshuarit.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt bëhet e ditur se i dyshuari, menjëherë është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Takimi i Kurtit me Sullivan, ambasadori i SHBA-ve: Zhgënjyese raportimet e pasakta me vendndodhjen e takimit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier gjatë javës që po lëmë pas është deklaruar rreth raportimeve se kryeministri  Albin Kurti gjatë qëndrimit në SHBA nuk ishte pritur në Shtëpinë e Bardhë nga këshilltari për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, por jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe në korridore.

Ambasadori amerikan në një postim në Twitter është shprehur i zhgënjyer me raportimet e pasakta në lidhje me vendndodhjen e takimit Kurti-Sullivan.

Se takimet e nivelit të lartë ishin mbajtur edhe në të kaluarën, përmend takimin Thaçi-Biden në vitin 2010. Ai shkruan se takimet e nivelit të lartë dhe ato komplekse mbahen rregullisht në Zyrën ku Sullivan takoi Kurtin.

Takimi i Kurtit me Sullivan, vjen reagimi i ambasadorit të SHBA-ve: Zhgënjyese raportimet e pasakta me vendndodhjen e takimit
Lexo po ashtu Takimi i Kurtit me Sullivan, vjen reagimi i ambasadorit të SHBA-ve: Zhgënjyese raportimet e pasakta me vendndodhjen e takimit

“U befasova kur pashë disa shkrime të pasakta dhe mashtruese në shtypin lokal në lidhje me vendndodhjen e Kryeministrit Albin Kurti gjatë takimit me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.

Ndërtesa e Zyrës Ekzekutive Eisenhower është pjesë e Shtëpisë së Bardhë dhe takimet komplekse dhe të nivelit të lartë, duke përfshirë Presidentin, Zëvendës Presidentin dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare mbahen rregullisht atje.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier /Foto: Ridvan Slivova

Një shembull, në vitin 2010, unë isha i pranishëm në një takim mes zëvendës presidentit të atëhershëm Biden dhe kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi në ndërtesën e Zyrës Ekzekutive  Eisenhower”, shkruan ambasadori.

Ndryshe, Kurti ishte në një vizitë disa ditore në SHBA, ku ka takuar senatorë, kongresmen dhe përfaqësues të bizneseve.

Kryeministri ka thënë se qëllimi i vizitës në SHBA ishte siguria në rajon dhe investimet

“Ballkani i Hapur”, Kurti: S’duhet të hapemi për ndërhyrje verilindore ose lindore – nuk besoj në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të premten e 3 qershorit ka marrë pjesë në panelin “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, në kuadër të Forumit të Bratisllavës GLOBSEC 2022 ka folur edhe për iniciativën “Ballkani i Hapur”.

Kurti para të pranishmëve theksoi se Kosova nuk duhet të hapet ndaj ndërhyrjeve verilindore dhe lindore.

“Ballkani Perëndimor 6 është i hapur për NATO-n, për BE-në, për Mbretërinë e Bashkuar, por nuk besoj që duhet të hapemi për ndonjë ndërhyrje verilindore ose lindore… Ne jemi në rregull me këtë dhe mbështetemi shumë te Procesi i Berlinit 2.0 tashmë, me një nisje të freskët nga kancelari Scholz…”, u shpreh Kurti.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se nuk i beson atij grupit politikanësh që që besojnë te vetëmjaftueshmëria e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në panelin “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, në kuadër të Forumit të Bratisllavës GLOBSEC 2022

Ai po ashtu ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Kurti në panelin “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, në kuadër të Forumit të Bratisllavës GLOBSEC 2022 tha se qytetarët e Kosovës më shumë ofendohen pasi Serbia nuk pranon krimet e kryera në Kosovë sesa që nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Kurti nga Sllovakia: Më shumë na ofendon mospranimi i krimeve nga Serbia, se mosnjohja e shtetit
Lexo po ashtu Kurti nga Sllovakia: Më shumë na ofendon mospranimi i krimeve nga Serbia, se mosnjohja e shtetit

Sipas tij në procesin e bisedimeve me Serbinë nevojitet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme për normalizim të marrëdhënie dhe njohje të ndërsjellë.

“Në procesin e bisedimeve me Serbinë, të mbajtura në ombrellën e Brukselit kemi qenë konstruktiv e kreativ. Kemi nevojë për një dialog parimor, midis palëve të barabarta dhe një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizim të marrëdhënieve, të përqendruar tek njohja e ndërsjellë. Fatkeqësisht Serbia po thotë se nuk do ta njohin kurrë dhe përtej kësaj as nuk i njohin krimet e kryera në të kaluarën. Të jem i sinqertë, kjo e dyta nga ofendon shumë më shumë se e para”, tha kryeministri Kurti, raporton Telegrafi.

Ai tha se para 23 vjetësh ka pas ndërhyrje të NATO-s ndaj ish Jugosllavisë për ta ndaluar gjenocidin e Serbisë ndaj Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori