LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 21-vjeçares në Ferizaj dhe plagosja e vëllait të saj, çfarë dihet deri tani?

Vrasja e 21-vjeçares në Ferizaj dhe plagosja e vëllait të saj, çfarë dihet deri tani?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në hapësirat e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, ku një grua mbeti e vrarë dhe vëllai i saj u plagos.

Policia në njoftimin zyrtar bëri të ditur se viktima është 21-vjeçare kurse i dyshuari për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj, 36-vjeçar, transmeton Telegrafi.


“Më datën 12.04.2024 në ora 14:40 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë mësuar se një person brenda Qendrës për Punë Sociale në katin I-rë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave dhe për pasoj një person E.C (F/K) e moshës 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa plagë trupore ka pësuar personi D.C ( M/K) i moshës 15 vjeçar”, njoftoi policia.

Vrasja e 21-vjeçares në Ferizaj, të hënën protestohet në Prishtinë: Siguria e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare
Lexo po ashtu Vrasja e 21-vjeçares në Ferizaj, të hënën protestohet në Prishtinë: Siguria e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Në komunikatën për media, gjithashtu policia bëri të ditur se personi i dyshuar për vrasje u arrestua pak minuta pas ngjarjes tragjike.

“Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonal të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë identifikuar të dyshuarin V.A ( M/K) i moshës 36 vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren, në orën 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, për procedura tjera hetimore”, theksohet më tej.

Nga vendi i ngjarjes, Telegrafi të premten raportoi se i plagosuri është i mitur.

Mjeku kujdestar i Emergjencës në Ferizaj, Sefedin Fazliu, ka treguar për gjendjen shëndetësore të 15-vjeçarit të plagosur.

“Sot rreth orës 15:00 e kemi pranuar nga shërbimi i urgjencës një pacient, i cili ka qenë i lënduar me armë zjarri. Pacienti ka qenë i lënduar në parakrahun e djathtë dhe pas radiografisë, e cila është bërë, është konstatuar se një plumb qëndron në parakrahun e djathtë dhe nga ana e ortopedit është larguar plumbi. Po ashtu. meqë ka qenë edhe frakturë e njërës kockë e parakrahut është bërë edhe mobilizimi i dorës dhe pacienti është pranuar në gjendje stabile pas trajtimit të emergjencës dhe është pranuar në repartin e ortopedisë”, tha ai.

Gjithçka nga vrasja e rëndë në Ferizaj, mjeku flet për gjendjen shëndetësore të 15-vjeçarit të plagosur
Lexo po ashtu Gjithçka nga vrasja e rëndë në Ferizaj, mjeku flet për gjendjen shëndetësore të 15-vjeçarit të plagosur

Sipas informacioneve të deritanishme thuhet se viktima dhe i dyshuari për vrasjen e saj kanë qenë në një proces divorci, dhe se takimet në Qendrën për Punë Sociale i kanë zhvilluar për kujdestarinë e foshnjës së tyre, rreth nëntëmuajshe.

Vrasja e gruas u dënua ashpër nga udhëheqësit e vendit, kryetari i Ferizajt dhe nga shoqëria civile, të cilët edhe kërkuan dënimin meritor për dorasin.

Vrasjet e grave nga burrat kanë shënuar rritje viteve të fundit, ku së fundi edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se përkundër angazhimeve të tyre, gratë ende nuk janë të sigurta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori