Juria e Gjykatës Penale të Brukselit ka dënuar me burgim të përjetshëm tre serbë, të akuzuar për vrasjen e Enver Hadrit.

Pas një shqyrtimi prej më shume se dhjetë orësh Gjykata e Madhe Penale e Brukselit, i shpalli fajtor për vrasjen e Enver Hadrit, Bozhidar Spasiqin, ish-shef i UDB-së për operacione speciale dhe vrasësit Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq, transmeton Telegrafi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë familja Hadri.

Ndonëse Prokurorja e Mbretit kërkoi për fajtorët nga 30 vjet burg për çdonjërin, juria e përbërë nga përfaqësuesit e drejtpërdrejtë të popullit në sistemin e drejtësisë vendosën që kriminelët serbë të dënohen me burg të përjetshëm.

Kjo është një fitore e madhe e drejtësisë mbi krimin politik, thuhet në njoftimin e familjes Hadri.

Më 25 shkurt 1990, rreth orës 16:30, Hadri ishte në veturë kur u ndez drita e kuqe në semafor. Një makinë kalon pranë, nga ku vijnë të shtënat me armë drejtë tij. Hadri ishte 49 vjeç dhe vdiq në vend nga plumbi në kokë.

Hetimet e autoriteteve belge që kanë zgjatur me vite, kanë ardhur në përfundimin se krimi ishte bërë nga shërbimet sekrete jugosllave, në bashkëpunimin me nëntokën e Beogradit.

Në momentin kur u vra, Hadrit në xhep iu gjet lista prej 32 shqiptarëve që ishin vrarë rishtas nga Policia serbe në manifestimet paqësore në përpjekje për të mbrojtur autonominë e Kosovës./Telegrafi/

Njoftimi i plotë i familjes Hadri (i pa redaktuar) lidhur me vendimin e sotëm të Gjykatës:

Vrasesit e Enver Hadrit denohen me burg te perjetshem

Dje me, 22 nentor 2016, Kryetarja e Trupit Gjykues ia kishte shtruar Jurise se perbere prej 12 qytetaresh te perzgjedhur me short, 3 pyetje dhe 3 nenpyetje :

1. Pyetja e pare kryesore : … I akuzuari Veselin Vukotiq a eshte fajtor per vrasjen e Enver Hadrit, i lindur me 2 prill 1941 ?

2. A e ka kryer i akuzuari këtë vrasje me paramendim ?

3. I akuzuari Bozhidar Spasiq a eshte fajtor per vrasjen Enver Hadrit, i lindur me 2 prill 1941 ?

4. A e ka kryer i akuzuari këtë vrasje me paramendim ?

5. I akuzuari Andrija Drashkoviq a eshte fajtor per vrasjen me paramendim te Enver Hadrit, i lindur me 2 prill 1941 ?

6. A e ka kryer i akuzuari këtë vrasje me paramendim ?

Pas nje shqyrtimi prej me shume se dhjete oresh Juria ne te gjitha pyetje e Kryetares kishte nje pergjigje te vetme : PO !

Ne kete menyre Gjykata e Madhe Penale e Brukselit, i shpalli fajtor per vrasjen e Enver Hadrit, Bozhidar Spasiq-in, ish-shef i UDB-se per operacione speciale dhe vrasesit Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq.

Nderkaq sot, me 23 nentor 2016, ani se Prokurorja e Mbretit kerkoi per fajtoret nga 30 vjet burg per çdonjerin, megjithate Juria, e perbere nga perfaqesuesit e drejtperdrejte te popullit ne sistemin e drejtesise, vendosen ndryshe : ata vendosen qe kriminelet serbe te denohen me burg te perjetshem.

Kjo eshte nje fitore e madhe e drejtesise mbi krimin politik.

Me kete vendim Gjykata Penale e Brukselit, kryeqytetit te Evropes, krahas organizatorit dhe vrasesve te Enver Hadrit, praktikisht e denoj edhe shtetin serb. Sepse organet serbe qe nje çerek shekulli, nuk lane gur pa levizur, qe vrasja e Enver Hadrit te mos zbardhet dhe dorasit te mos ndeshkohen.

Shpresojme se edhe vrasjet e ngjashme politike te kryera kunder shqiptareve apo kujtdo qofte tjeter do te zbardhen deri ne imtesi dhe organizatoret dhe vrasesit te marrin denimin e merituar.

Per familjen Hadri

Teuta Hadri

Bruxelles, 23 nentor 2016, 18h45