LAJMI I FUNDIT:

Vrasësit e duan mjegullën

Vrasësit e duan mjegullën
Ilustrimi: N1

Nga: Lubodrag Stojadinoviq [Ljubodrag Stojadinović] / N1
Përkthimi: Telegrafi.com

Atje, në alenë e të ndjerëve të nderuar – të krijuar për ndarjen në kasta pas vdekjes – e varrosën Oliver Ivanoviqin i cili u vra prapa shpine më 16 janar 2018. Ishin ca kokrra dashurie vëllazërore që ndoshta u përcoll nga një dorë e zgjatur frikacake që sundon, dhuron, përkëdhel dhe ndëshkon.


Vdekja nuk ka kohëzgjatje, sepse është e pafundme: sapo fillon, nuk ka fund. Vetëm kujtesa është e shkurtër: ai jetoi, la disa gjurmë. Shkoi në anën tjetër si i dënuar me vdekje para një gjyqi të atypëratyshëm dhe për harresë të përjetshme. Në emër të fisit qiellor dhe atamanit të tij. Por, prej vitesh jemi dëshmitarë të një mrekullie: me kalimin e kohës, Oliveri bëhet gjithnjë e më i famshëm.

U zhduk nga dora kujdesshme vëllazërore, duke mos besuar se mizoria ishte aq afër. Me politikën u mor si me mjetin e fundit të mbrojtjes kundër dhunës së vrazhdë. Nuk donte të mbante anën e tufës së egër që terrorizonte njerëzit paqësorë në emër të një alfa-burri të frikshëm.

Serbët u keqtrajtuan në veri të Kosovës – nga serbët më të mëdhenj. Kështu, veten ata e gjetën duke besuar në një zot që i krijoi nga hiçi. Aty sundojnë vendorët e haraçit dhe harambashët. Nuk ka asnjë mbrojtje kundër tyre dhe askush këtë nuk e ofron. Lëvizin me xhipa pa targa dhe ngjallin ankth dhe frikë.

Kështu tha Oliveri disa muaj para vdekjes. I rezistoi Listës Serbe si grup i formuar në kufirin mes krimit dhe shovinizmit joshës. Marko Gjuriqi, i cili mezi e kuptoi se çfarë është, nga çfarë përbëhet dhe për çfarë shërben, pak më vonë e zbuloi ekzistencën e Aco Sërbinit [Serbi Aco – Aleksandar Vuçiqi – shën. i përkth.], një krijesë kjo e veçantë kombëtare që në rininë e tij të hershme. Ai ishte në gjah dhe në ndjekje të Oliver Ivanoviqit, duke e treguar deri në fund zellin e tij të pamëshirë.

Duartrokitësi i famshëm dhe zvarraniku i një karakteri të trishtuar, i kërkonte dhe i gjente fjalët më të këqija për Oliverin. Tek ai e ka parë një armik që është pengesë për krijimin e një grupi ilegal që do të shkatërronte gjithçka që ka kuptim në veri. Para së gjithash, kushtet e jetesës së njerëzve që u përpoqën të ishin jashtë tufës.

Oliveri e kuptoi se dega e Vuçiqit nuk mund të mbijetojë si ide e arsyeshme, sepse përbëhet nga urrejtja irracionale: mbi të gjitha ndaj serbëve që rezistojnë ose nuk pajtohen me dëshirë. Ndaj secilit. Ndaj Ivanoviqit në veçanti, se ai ishte ndryshe nga turma dhe ishte mohues i saj: i denjë, i arsimuar dhe i qytetëruar. Ai e dinte se ishte në rrezik, por nuk e shfaqi frikën dhe nuk kërkoi ndihmë.

Vëllai i Oliver Ivanoviqit, Mirosllavi – i cili dy mbrëmje më parë foli për misterin e vdekjes më të rëndësishme në historinë e re të Serbisë – nuk e drejtoi gishtin te vrasësit. Ai ka qenë gjyqtar; dëshmitë janë të rëndësishme për rolin dhe frymën e profesionit të tij. Ndoshta i ka për vete, edhe pse një mjegull helmuese ende e rrethon këtë tragjedi të madhe. Ka dyshime që flasim për një rrugë të besueshme që çon te kriminelët. Dyshimet i mban për vete, si mbrojtje kundër pikëllimit.

Këto dyshime janë akuza në vetvete dhe një mënyrë e mirë për t’iu afruar vrasësve që lëvizin të lirë. Në mjegull fshihet ai që duhet të dijë të paktën diçka ose ndoshta gjithçka. Një njeri që di gjithçka, sigurisht që përpiqet të distancohet nga koha e krimit dhe do ta mbulojë atë me një mimikë të çuditshme me formë maske. Nga aty vjen mjegulla dhe tymi prej të cilit nuk mund të shihen më fytyrat. Nuk shihen edhe pa këtë, sepse shumë njerëz janë zhdukur nga një vdekje. Kushdo që urdhëroi që Oliveri të qëllohej pas shpine, mund të ishte në sferën e dyshimit, qoftë edhe vetëm nga frika. Nëse dyshimin nuk e shpërndan ai që duhet, mendja të çon drejt e te ky.

Me kalimin e kohës, Oliveri bëhet më i madh në martirizimin e vet. Vrasësit e tij do të ishin shuar shumë kohë më parë – në ndërgjegjen e tyre, nëse do ta kishin një të tillë. Por, mbahen në terror të vazhdueshëm duke mos e njohur anën tjetër dhe me frikën nga pamjet që mund të shohin atje. Ajo vdekje tashmë po bëhet ecje e vazhdueshme në heshtje dhe kërkim i përgjigjeve që dihen. Nëse do të ketë më pak përgjigje, do të jetë gjithnjë e më e rëndë balta e alesë së të nderuarve, aty ku pas vdekjes e dërguan Oliver Ivanoviqin – miqtë e tij. Shumë e urrenin dhe me gjithë fuqinë që kishin, por vetëm deri në ditën e vrasjes, se më pas u përpoqën ta rreshtonin me veten dhe t’i lanin duart e [Ponc] Pilatit duke ia dhënë atij një parcelë në një varrezë elitare.

Shefi i kozakëve që u përmend për herë të parë nga Oliver Ivanoviqi, ishte Millan Radoiçiqi. Origjina e pushtetit të tij nuk dihet krejtësisht, thotë gjykatësi Mirosllav, por sigurisht që ishte i deleguar nga oborri. Rreth vetes e kishte një grup të zullumqarëve pretorianë dhe bënte çfarë donte, duke ndërtuar nën kufijtë e ligjit një grupim të fuqishëm korporativ.

Sundimtari i Serbisë ishte më shumë se një herë pastruesi komunal i plehrave të biografisë së mikut të tij intim. E priti pas vrasjes teksa po ikte nga autoritetet e Prishtinës, ia bëri një poligraf dhe e shpalli të pafajshëm për atentatin e 16 janarit. Më vonë, Radoiçiqi u bë gardian i Serbisë në Kosovë, e cila me një gardian të tillë ishte e dënuar të përmbyset, ndaj Vuçiqi u bë bravandreqësi kujdestar i pafajësisë së saj të rinovueshme.

Paraqiste frikë dhe tmerr për serbët dhe u shndërrua në një bylykbash komik që udhëhoqi një guerilë terroriste në Banjskë. Si amator i egër, i çoi njerëzit drejt vdekjes, u arratis dhe u përshëndet si hero mes të ngjashmëve. Doli nga burgu pas vetëm pak orëve dhe sërish u ul në prehrin e Vuçiqit.

Edhe një herë krijuesi i tij e shpalli të pafajshëm dhe imun ndaj gjithçkaje. Radoiçiqi i pafajshëm i cili amnistohet nga çdo ligj në Serbi, është faza e re e shkatërrimit të Oliver Ivanoviqit. Rezulton se kjo nuk është e mundur, se fantazmat kanë frikë se Oliveri është diku atje dhe frika e tyre duket e justifikuar.

Nga aleja e qytetarëve të nderuar, nëpër gjithë varrezat, deri në fron, përhapet një heshtje e rëndë dhe e tmerrshme mjegulle. Dhe, këtë nuk mundet ta shkatërrojë çmenduria e pafundme e një përbindëshi. /Telegrafi/

Kush e vrau Oliverin?
Lexo po ashtu Kush e vrau Oliverin?

Në trend

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Kalo në kategori