LAJMI I FUNDIT:

Vrasësi më i tmerrshëm në historinë e SHBA-së tregon se si ua mori jetën 93 viktimave të tij – ua vizaton edhe fytyrat në burg

Vrasësi më i tmerrshëm në historinë e SHBA-së tregon se si ua mori jetën 93 viktimave të tij – ua vizaton edhe fytyrat në burg

Një vrasës i dënuar që ka rrëfyer për vrasjen e 93 personave është lidhur zyrtarisht me të paktën 50 prej këtyre vdekjeve – duke e bërë atë vrasësin serik më të tmerrshëm në historinë e ShBA-së.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Samuel Little, 79 vjeç, i cili ka rrëfyer për 93 vrasje – kryesisht gra – në të gjithë Shtetet e Bashkuara midis viteve 1970 dhe 2005.


Edhe pse FBI ka konfirmuar vetëm përfshirjen e tij në 50 nga vrasjet, hetuesit besojnë se të gjitha rrëfimet e Little janë të besueshme.

FBI lëshoi të dielën disa nga rrëfimet e ftohta të tij, ndërsa ai kujtoi detaje të disa prej viktimave të paidentifikuara.

Hetuesit lëshuan gjithashtu skica të vizatuara nga Little, të njerëzve që ai pretendon se i ka vrarë.

Rrëfimet e përgjuara të Little u bënë nga burgu ku ai po vuan dënimin me burg të përjetshëm që nga viti 2014 pasi ishte dënuar për tre nga vrasjet.

FBI ka krijuar një faqe në internet – “Rrëfimet e një Vrasësi” – duke treguar kujtimet e tij në videot e vrasjeve të paidentifikuara, si dhe skicat, pasi ata përpiqen të identifikojnë viktimat e mbetura që ai pretendon se ka vrarë.

Tridhjetë skica tani janë të përfshira në faqen e internetit të FBI, krahas detajeve të vogla ka dhënë hetuesit për secilën viktimë.

Në një nga rrëfimet në video, Little qetë e përshkroi vrasjen e një gruaje me ngjyrë në New Orleans në vitin 1982, të cilën ai kujtoi se ishte takuar në një festë ditëlindjeje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori