LAJMI I FUNDIT:

Vrasës të huaj në Shqipëri – Janë kontraktuar nga shqiptarë për të eliminuar kundërshtarët

Vrasës të huaj në Shqipëri – Janë kontraktuar nga shqiptarë për të eliminuar kundërshtarët

Organizimi i Edmond Haxhisë që kontraktoi 4 britanikë dhe 1 portugez për të vrarë hasmin e tij Ardian Nikulaj në Shëngjin tregoi atë që për 10 vitet e fundit po shndërrohet në fenomen në Shqipëri.

Për hasmëri apo rivalitet kontraktohen vrasës të huaj që pavarësisht përgatitjes deri në detaje të vrasjeve janë zbuluar nga autoritetet.


Rasti i parë i një vrasësi të huaj në Shqipëri është shënuar më 27 maj 2015 ku në bulevardin “zogu i pare” ndodhi një vrasje e 3-fishtë ndërkohë që Tirana ishte e blinduar me forca policia për mbarëvajtjen e vizitës së presidentit serb.

Autor për ngjarjen u zbulua se ishte vrasësi gjakftohtë Salvatore Letizia dhe Besnik Sulku të cilët  sulmuan me armë automjetin me të cilin lëvizte Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj të cilët ndërruan jetë në vendngjarje.

Ekstradimi i të dyshuarve për vrasjen e Nikulajt në Shëngjin, Britania kërkon garanci
Lexo po ashtu Ekstradimi i të dyshuarve për vrasjen e Nikulajt në Shëngjin, Britania kërkon garanci

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit  mes vrasësit italian pjesë të klaneve të Camorrës dhe nipave të viktimës u qëllua për vdekje dhe ideatori i sulmit Besnik Sulku. Vrasësi italian u arrestua në një hotel pranë vendit të ngjarjes pak minuta më vonë dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

3 vite më vonë në janar të 2018 një tjetër vrasës i huaj do të kryente një ekzekutim gati perfekt. Ish-anëtari i forcave special greke Eftimio Eftimiu kundrejt pagesës erdhi në Shqipëri dhe qëlloi për vdekje jashtë pallatit ku banonte Devi Kasmin. Një muaj më vonë ai u vu në pranga dhe u dënua nga gjykata me burgim të përjetshëm.

Importimi i fundit i vrasësve me pagesë ka ndodhur nga Portugalia dhe Anglia të cilët u kontraktuan për ekzekutimin e Ardian Nikulajt, vrasje kjo që ishte refuzuar të merrej përsipër nga grupet shqiptare. Disa ditë pas ngjarjes 4 prej 6 anëtarëve të këtij grupi kriminal përfshi edhe porositësin ranë në pranga.

Në kërkim mbeten 32-vjeçari britanik Harry Simpson dhe ekzekutori i Ardian Nikulajt portugezi Ruben Saraiva i cili dyshohet se fshihet ne Greqi, shtet me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi./Top Channel

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori