LAJMI I FUNDIT:

​Vrapoi 260 kilometra nga Prishtina në Tiranë, Zyberaj merr medalje nga Bashkia e Tiranës

​Vrapoi 260 kilometra nga Prishtina në Tiranë, Zyberaj merr medalje nga Bashkia e Tiranës

Erzen Zyberaj, një atlet amator nga Kosova, ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm në këmbë nga Prishtina deri në Tiranë.

Kjo për të shënuar 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke u bërë kështu pjesë e festimeve me një mënyrë krejt të veçantë.


Gjatë vrapimit 260 kilometërsh, ai u përball me sfida të ndryshme, veçanërisht ato të motit të ftohtë.

Triumfi i tij u kurorëzua pas mbërritjes në Tiranë, ku Zyberaj u shpërblye nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, i cili e nderoi me një medalje në njohje të arritjes së tij.

“Kjo ishte një përvojë unike dhe e mbushur me emocione. Të vraposh nga Prishtina në Tiranë dhe të jesh pjesë e festimeve të Pavarësisë ka një rëndësi të veçantë për mua,” u shpreh Zyberaj, i emocionuar nga pritja dhe mirënjohja që iu treguan.

Akti i tij i guximshëm u bë frymëzim për shumë njerëz dhe në një farë mënyre simbolizoi lidhjen e ngushtë dhe vëllazërore midis dy kryeqyteteve dhe njerëzve të tyre.

Zyberaj njoftoi nisjen e tij nga Prishtina një ditë më parë dhe arriti në Tiranë në një kohë rekord, pikërisht në ditën e festimeve kombëtare, ku festa u pasurua edhe me paradën e diasporës shqiptare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori