Madje, është rrezik të vozitet edhe kur vetëm rigon
Të gjithë duhet të kenë besim te vetja kur vozisin, por jo të mendojnë se janë Lewis Hamilton i ri dhe të nënvlerësojnë ambientin dhe kushtet klimatike kur janë në timon, transmeton Telegrafi.
Vëmendje e shtuar duhet kushtuar edhe motit me shi, pasi del të jetë shumë më i rrezikshëm se që është menduar më parë. Bulletin of the Amrica Meteorological Society e ka publikuar raportin e ri, ku potencohet se shiu, bora dhe akulli, rrisin shkaqet e aksidenteve për 34 për qind.
Scott Stevens është eksperti dhe kryesuesi i projektit, që ka mbledhur të dhënat e mbi 125 mijë aksidenteve, që janë shkaktuar nga 2006 deri më 2011, për të hetuar shkaqet se si kanë ndodhur.
Raportohet se në 70 për qind të këtyre rasteve, kanë ndodhur si pasojë e injorimit të motit me shi, meqenëse në mot me borë dhe akull, shoferët janë shumë më të kujdesshëm.
“Mjafton të jetë duke riguar, si kur është aq pak sa të hapësh çadrën dhe rreziku për aksident është deri në 27 për qind” ka thënë Stevens. Sipas tij, në mot me shi të rrëmbyeshëm, shoferët janë më të vëmendshëm, por jo edhe në shi të lehtë, që është ndikues i fuqishëm në dukshmëri dhe humbje të kontrolli.
Bazuar në këto gjetje, del se sapo të fillojë shi, duhet të lëshohen fshesat e xhamit të përparmë dhe të rritet vëmendja gjatë ngasjes. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel
Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të
Sa janë pagat në fabrikën e Tesla-s në Evropë?
“Rilind” Land Rover Defender i vjetër, tani ka katër motorë elektrikë
Mercedes prezanton modelin më të shpejtë AMG
Hipervetura e re nga MG arrin shpejtësinë nga 0-100 për 1,9 sekonda
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj