Voziti në shpejtësi më shumë se dyfishi i lejuar, shoferi në Gjilan gjobitet me 300 euro dhe i merret patentë-shoferi
Një shofer në Gjilan është gjobitur me 300 euro si dhe i është konfiskuar patentë-shoferi me masë të përkohshme ndalim i vozitjes në afat për tre muaj si dhe tri pikë negative, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.
Sipas njoftimit të policisë, i njëjti në fshatin Bresalc në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h, ka vozitur me shpejtësinë 121 km/h.
“Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative”, thuhet në komunikatën për media.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka apeluar te vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor.
“Po ashtu, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, e-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë: 192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, ka bërë të ditur policia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City