LAJMI I FUNDIT:

Vozisnin makinën në gjendje të dehur, sanksionohen 70 vozitës në Maqedoni

Vozisnin makinën në gjendje të dehur, sanksionohen 70 vozitës në Maqedoni

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka vazhduar kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë në periudhën prej ora 23;00 deri në ora 04 të mëngjesit të sotëm ka sanksionuar 70 vozitës të cilët kanë vozitur në gjendje të dehur. Prej tyre 12 janë gjobitur në territorin e Shkupit, nga 11 në Tetovë, Ohër dhe Shtip dhe 9 në rajonin e Velesit.

MBP gjithashtu ka njoftuar qytetarët se duhet të kenë kujdes gjatë vozitjes në rrugë të lagështa dhe i sugjeron që të paisin automjetet me paisje dimërore, duke i përkujtuar për obligimin e ndërrimit të gomave prej 15 tetor, 2021. /Telegrafi/