Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka votuar para pak çastesh.

Haradinaj ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim, transmeton Telegrafi.

“I lus qytetarët që të votojnë, këto zgjedhje janë shumë me rëndësi. Na presin shumë sfida pandemia dhe përballja me Serbinë”, tha ai.

Haradinaj gjatë votimit ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. /Telegrafi/