LAJMI I FUNDIT:

Votimi për shkarkimin e kryetarëve në veri, Berisha: Qeveria të mos shantazhohet nga Lista Serbe

Votimi për shkarkimin e kryetarëve në veri, Berisha: Qeveria të mos shantazhohet nga Lista Serbe

Si shantazh ndaj Qeverisë së Kosovës e ka parë deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, bojkotin e Listës Serbe në procesin e votimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të vendit, i cili është caktuar për 21 prill.

Berisha i ka kërkuar Qeverisë që të mos bie pre e këtij shantazhi të Listës Serbe.


“Kjo është një tendencë për të shantazhuar, shtrirjen e ligjshmërisë apo marrëveshjet që i ka arritur vetë kryeministri në Bratislavë. Dhe tani Qeveria nuk duhet të lejojë të shantazhohet nga Lista Srpska. Dihet që është një mekanizëm i Beogradit. Një mekanizëm që në vazhdimësi ka provu me pengu procesin”.

“Vetë fakti i moszbatimit të  detyrimeve nga marrëveshje e Bratislavës. D.m.th. mbajtjen së referendumit, largimit për këtë  procedurën formale edhe pse për mua ka qenë diskriminuese për votuesit e e këtyre kryetarëve aktual. Të cilët nuk janë thirrur fare të nënshkruajnë atje listën për një referendum… Po bëhet një precedent i rrezikshëm për vendin. Këtu tendenca ishte për të shtensionuar situatën”, ka thënë Berisha për RTV Dukagjinin.

“Këto kushte Kosova i plotësi por po shihet që nuk janë maturuar mirë. Nuk mund me pranu ti njëanshëm gjithmonë. Këta kanë pranuar detyrime më shumë se iu kanë thënë… Pra këtë formulë e kanë vu në veprim pa e konsoltu me partnerët ndërkombëtar dhe pa iu garantu ata se pala serbe e zbaton njëjte”, tha ai.

Berisha ka theksuar se katër kryetarët shqiptarë në veri të vendit duhet ta vazhdojnë deri në fund mandatin

“Nëse Lista Serbe mundohet të abuzojë në këtë formë, atëherë këta kryetarë nuk mund të largohen. Mandati i tyre është i vendos në mënyrë shumë legale dhe legjitime dhe e kanë pranuar edhe ndërkombëtarët”, ka theksuar Berisha. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori