LAJMI I FUNDIT:

Votë në OKB për një marrëveshje të re për ndalimin e armëve bërthamore

Votë në OKB për një marrëveshje të re për ndalimin e armëve bërthamore

Një Komitet i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka votuar për fillimin e negociatave për një marrëveshje të re që doo të ndalojë armët bërthamore, përkundër kundërshtimeve të forta të fuqive botërore bërthamore.

Rezoluta e sponsorizuar nga Austria, Irlanda, Meksika, Nigeria, Afrika Jugore dhe Brazili u votua me 123 vota për dhe 38 kundër, duke bërë thirrje që negociatat për një marrëveshje të re, të fillojnë më muajin mars.


Ajo shpreh shqetësimet për “pasojat katastrofike njerëzore me përdorimin e cilësdo armë bërthamore”.

Katër nga pesë fuqitë bërthamore në Këshillin e Sigurimit – Britania, Franca, Rusia dhe SHBA-ja – votuan kundër rezolutës ndërkohë që Kina abstenoi, siç bënë edhe Pakistani dhe India.

Kundërshtarët argumentuan se çarmatimi bërthamor duhet të adresohet brenda negociatave për Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore, raporton REL.

Beatrice Fihn, drejtoresha ekzekutive e Fushatës Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Bërthamore, e përshkroi votimin si një “moment historik” në përpjekjet e disa dekadave për një botë të lirë pa armë bërthamore.

“Kjo marrëveshje nuk do të eleminojë armët bërthamore gjatë natës. Por do të vendos një standard të ri të fuqishëm ndërkombëtar dhe ligjor, duke i stigmatizuar armët bërthamore dhe duke i bindur shtetet që të ndërmarrin veprime urgjente në çarmatim”.

Rezoluta pritet që t’i dërgohet Asamblesë së Përgjithshme në dhjetor. Vota dominuese në Komitet lë të kuptohet se shumica e anëtarëve të OKB-së do ta mbështes atë.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori