LAJMI I FUNDIT:

Vonohet pagesa për vërshimet në rajonin e Tetovës

Vonohet pagesa për vërshimet në rajonin e Tetovës

Familjarët nga rajoni i Tetovës të cilët pësuan dëme të shtëpive të tyre gjatë vërshimeve të 3 gushtit të vitit të kaluar, edhe pas 10 muajsh, akoma nuk i kanë marrë paratë e premtuara për dëmshpërblim, ka publikuar Telma, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se Komisioni për vlerësimin e dëmeve disa herë ka qenë në shtëpitë e tyre. Por deri më tani nuk kanë marrë asnjë denarë. Një pjesë e tyre janë detyruar të marrin borxh, për ti sanuar pronat e tyre.


Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi thotë se Qeveria që nga muaji dhjetor ka lëshuar para për zhdëmtimin e familjeve që kanë pësuar nga përmbysjet. Por ky fond është tërhequr, meqë paratë nuk kanë qenë të mjaftueshme që të zhdëmtohen të gjithë familjet e dëmtuara.

Në ndërkohë, sipas Arifit, kanë arritur paraqitje plotësuese nga banorët për dëme të shkaktuara ndaj shtëpive të tyre.

Deri më tani familjet që kanë pësuar dëme nga përmbysjet në rajonin e Tetovës, nga Qeveria kanë marrë nga 500 euro në sajë të ndihmës fillestare në para.

Nga ana tjetër, Vetëqeverisja lokale e Tetovës 6 familjeve të cilët humbën më të afërmit e tyre u ka dhuruar nga 1000 euro. Ndihmë e tillë arriti edhe nga komunat tjera./Telegrafi/